“Thaçi e Veseli, binomi i Putinit dhe Medvedevit”

Politika

“Thaçi e Veseli, binomi i Putinit dhe Medvedevit”

Nga: N.SH Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:12
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka komentuar zhvillimet fundit brenda koalicionit PAN.

Ai ka thënë se, tashmë po dëshmohet se Presidenti Hashim Thaçi ka kontroll mbi të gjitha institucionet e Kosovës dhe gjysmën e deputetëve të PDK-së.

“Unë mendoj se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe njëherë po e dëshmon se ka kontroll mbi të gjitha institucionet e Kosovës, duke përfshirë këtu sindikatat, arsimin, policinë, doganat, universitetet dhe kontrollon më shumë se gjysmën e deputetëve të PDK-së. Grevat janë krejtësisht të motivuara politikisht deh të dirigjuara nga Hashim Thaçi”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Islami thotë se qëllimi kryesor i Thaçit është që kur të afrohet finalizimi i dialogut me Serbinë ta rrëzojë Qeverinë dhe në këtë mënyrë i qet jashtë lojës Kuvendin dhe ekipin negociator.

“Qëllimi kryesor i Hashim Thaçit, është se kur të hyhet në bisedimet finale me Serbinë, e kjo nuk është shumë larg, atëherë, Thaçi e rrëzon Qeverinë e Kosovës për me qitë jashtë loje Kuvendin dhe ekipin tjetër negociator, në mënyrë që nënshkrimi i marrëveshjes së tij, e cila do të jetë ndarja e Kosovës, të funksionalizohet dhe të bekohet në Shtëpinë e bardhë në Amerikë. Pra ky është vizioni dhe qëllimi i Hashim Thaçit”, potencon ai.

Islami shton se, Thaçi e Veseli janë binomi i Putinit dhe Medvedevit.

Image
Gazmend Islami

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë qëllimin tjetër, pra në fund dëshirojnë që të jenë binomi Vladimir Putin dhe Medvedev, e që pas rënies së Qeverisë së Ramush Haradinajt të jenë në krye të Qeverisë Veseli dhe Thaçi të jetë president, në mënyrë që, pas kalimit të mandatit pesë vjeçar të bëjnë rrotacion në ndërrim. Jam i bindur se ka me rrëzuar Qeverinë pak para se të arrij faza finale e dialogut Kosovë-Serbi”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat