Krasniqi tregon si të veprohet që të mos prishet partneriteti me SHBA-në

Politika

Krasniqi tregon si të veprohet që të mos prishet partneriteti me SHBA-në

Nga: G.B Më: 31 janar 2019 Në ora: 19:52
Philip Kosnett

Takime të partnerëve të koalicionit ka pasur për dy ditë radhazi, ku gjatë ditës kryeministri dhe presidenti i vendit janë takuar dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ku dhe është kërkuar heqja e taksës, për çka Haradinaj ka thënë se nuk do të hiqet dhe ka paralajmëruar se mund të ndodhin zhvillime dramatike.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se SHBA nuk e prish marrëdhënien me Kosovën për shkak të taksës dhe PD mund të shkojë në zgjedhje kur të dojë.

”Nuk besoj që SHBA prish marrëdhëniet me Kosovën për shkak të taksës së vendosur ndaj Serbisë, sepse taksa nuk është vendosur ndaj SHBA-së por ndaj Serbisë. PDK kur dëshiron të shkojë në zgjedhje, gjithmonë gjen arsye për të prishur partneritetin. Kosova mund dhe të pezullojë taksën ndaj Serbisë meqë është kërkesë e SHBA-së, por si shtet duhet të marrim një garancion që Serbia më nuk do ta luftojë shtetin e Kosovës”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Ai tregon se si duhet të veprohet që të hiqet taksa dhe partneriteti mbetet i palëkundur me SHBA-në!

“Një "ngrehje" veshi mund t'i bëhet Serbisë nga ana e SHBA-së, dhe kur SHBA i ngreh veshin një shteti, atëherë ai shtet nuk mund të sillet në mënyrë agresive me shtetin tjetër. Në këtë mënyrë edhe hiqet taksa edhe partneriteti mbetet i palëkundur me SHBA-në”, ka deklaruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat