Buxheti që do të pasurojë qeverinë, por do të varfërojë qytetarët

Politika

Buxheti që do të pasurojë qeverinë, por do të varfërojë qytetarët

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 shkurt 2019 Në ora: 08:12
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Këtë të shtunë pritet që në hidhet në votim Buxheti për vitin 2019. Derisa buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë 2.3 miliardë euro, ai për vitin 2018 ishte 1.8 miliard. Pra do kemi buxhet më shumë. Pavarësisht vlerës së buxhetit është krejtësisht e rëndësishme të thuhet se ky buxhet nuk ofron zhvillim ekonom, dhe hapje të vende të punës. Një pjesë e madhe e buxhetit shkon te  infrastruktura, pra vazhdohet që investimet kryesore të jenë në projektet të cilat nuk sjellin kthim mbrapa në buxhet.Janë paraparë rreth 770 milionë euro vetëm për investime kapitale, dhe kryesisht në asfalt. Prandaj me të drejtë opozita kundërshton këtë buxhet, duke deklaruar se nuk do e votoj. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj në një deklaratë për media ka konfirmuar se qëndrimi i partisë së tij është kundër.

“Ne në bazë të diskutimeve dhe qëndrimit të Grupit Parlamentar të LDK-së kemi dhënë vërejtjet edhe si parti opozitare. Vota jonë është kundër këtij projektligji. Qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik, të mirëqenies sociale, pjesa që ndërlidhet me sundimin e rendit dhe të ligjit, pjesa që lidhet për shëndetësi janë vërejtjet të cilat kanë dhënë deputetët tanë që ky buxhet është i mangët dhe nuk është i strukturuar në formën se si duhet, por mbi të gjitha ka edhe shpenzime të parasë publike konform interesave të grupeve, të klaneve që janë në Qeveri”, është shprehur Zemaj.

Po ashtu edhe nga  Lëvizjen Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin projektligjin për buxhet. “Ne i kemi paraqitur kritikat tona në lidhje me buxhetin, mendojmë që nuk është një projekt i cili ndihmon në zhvillimin e vendit. Projektligji për buxhetin nuk është as transparent dhe ka mangësi të shumta, kontradikta në vetvete. Kemi paraqitur të gjitha vërejtjet, nuk do ta mbështesim projektligjin për buxhetin. Vërejtjet tona të shumta, buxheti nuk i paraqet të gjitha shifrat, të hyrat sidomos të hyrat në pikat doganore në veri të vendit, pastaj lejohet një përqindje e konsiderueshme, rreth 30 për qind të mundësisë së ndryshimit të projekteve nga ana e ministrave ose e Qeverisë”, është shprehur Nagavci.

Ky buxhet është i ngarkuar me skema sociale dhe është i ndarë në baza rajonale, kryesisht me investime që parashikohen në Zonën e Dukagjinit, duke përdorur buxhetin për qëllime të votave. Ky buxhet më i larti që Kosova ka pasur ndonjëherë nuk preton asnjë vend pune, dhe ky  është absurdi më i madh. Për më  tepër buxheti nuk mbështet shtresat e varfra që kanë nevojë, prandaj s`mund të quhet i drejtë. Me të drejtë opozita nuk e mbështet miratimin e buxhetit, pasi kështu vendi nuk do të përjetoj zhvillim, mungesa e subvencioneve dhe për bujqit, është tregues si kjo qeveri nuk ka synim zhvillimin e shteti.

Diku afërsisht 40 % e buxhetit do të përdoret për rrugë, si mundësi për të përfituar tendera, prandaj është hartuar në këtë mënyrë. Me miratimin e këtij buxheti, ata që do të pasurohen do të jenë liderët në pushtet, të cilët përveç rritjes së pagave për veten dhe servile e tyre, do të pasurohen me të madhe përmes tenderëve. Ky buxhet edhe pse i pasur nga shifrat, për ironi vetëm sa do e varfëroj edhe më shumë qytetarin e këtij vendi, bujkun, fermerin, tregtarin etj. Andaj, ky buxhet nuk paraqet asgjë pozitive për vendin, përveç do të përdoret për hesape të qeverisë aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat