Nëse grevistet janë të ndikuar e të motivuar politikisht, atëherë nuk duhet ta falimentojnë shtetin

Politika

Nëse grevistet janë të ndikuar e të motivuar politikisht, atëherë nuk duhet ta falimentojnë shtetin

Nga: D. B. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:01
Ismet Haziri

Në Pragë të votimit të ligjit për buxhetin e vitit 2019, Kosova është e vërshuar nga protestat greviste, edhe pse grevat dhe aktiviteti sindikalist nuk janë të ndarë nga gjendja politike, por janë të ndikuara.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politikë Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se sindikalistët duhet të reflektojnë në qëndrimin dhe kërkesat e tyre.

“Brishtësia politike dhe pozicioni i Kosovës në raportet ndërkombëtare dhe në veçanti diplomacia e Kosovës e  kanë humbur rrugën në oborr. Sindikalistë janë qytetar të Kosovës dhe at nuk mundën dhe as nuk guxojnë të marrin mbi supet e tyre përgjegjësin e falimentimit të shtetit, por në të kundërtën as që duhet me i lejuar. Prandaj duhet pasur parasysh se me grevat e tyre, ata janë duke ndikuar negativisht  në jetën e shumë qytetarëve, të cilët për fat të keq asnjëherë nuk e patën fatin e gëzimit të privilegjes së shijimit të një vendi të punës dhe të cilët shumica nga këta jetojnë në varfëri të skajshme. Por duke bojkotuar punën  grevistët njëherësh edhe po e përkeqësojnë jetën, shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Sikur Kosova të kishte një buxhet prej 10 miliard euro, do a kuptoja por nuk  besoj se në mesin e grevisteve të respektuar të mos ketë ndonjë e ekonomist, që nuk e kupton formulën e shpenzimit të buxhetit”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, do të ishte mirë që formulimi i kërkesave të grevistëvë të jenë sindikaliste dhe sociale, ose të dalin me kërkesa të qarta politike.

“Nëse sindikalistët mendojnë se kanë të drejtë me kërkesat e tyre, atëherë konsiderojë se ia kanë huqur ngase ky buxhet nuk ka mundësi ngritje koeficienti përtej formulës buxhetore për paga dhe mëditje.

Grevistet kanë mundësi artikulimi tjetër që është shumë e drejtë dhe që ka mundësi reale. Pra është e vërtet se nga buxheti i Kosovës ka të atillë që duke shfrytëzuar pozicionet dhe lidhjet politike të tyre, marrin paga dhe mëditje të shumëfishta. Po ashtu për brenda orarit të punës për një punë vetëm se është e definuar si ma ndryshe, ose pa arsye një punë të caktuar që bëjnë jashtë orarit. Po ashtu është e vërtet se të tillët organizojnë punëtori dhe seminare jashtë vendit me qëllim të kënaqësive të ndryshme absurde dhe që të gëzojnë pagesa si udhëtime zyrtare.

Është e vërtet se ky Kryeministër e ka bë namin me shpenzime duke sjellë nga rruga militant të partive në koalicion dhe i ka emëruar zv/ ministra, këshilltar e çka jo tjetër. Është e vërtetë se ka hudhë para të buxhetit për qëllime koti, dhe se ka bërë shpenzime të darkave, drekave, shpenzime ne telefona e në biseda telefonike, në shpenzime e shfrytëzime veturash jashtë orarit të punës”.

Sipas tij, pagat e të gjitha institucioneve të zgjedhura apo të emëruar i kanë pagat përtej mundësive buxhetore dhe pa meritë.

“Pagat e pushtetarëve janë më të larta se që i kanë të nderuarit grevist, prandaj kërkesat e tyre  duhet të fokusohen në këto segmente dhe reduktimi i këtyre shpenzimeve në kushte të punës për të gjithë grevistet. Nëse do të ishte bërë një zgjidhje e duhur do të reflektonte mirë edhe çështja e arsimit, dhe çështja e shëndetësisë natyrisht se do të funksiononte më mirë, dhe shërbimet do të ishin shumë më të mira. Por nëse grevistet janë të ndikuar e të motivuar politikisht, atëherë  nuk duhet ta falimentojnë shtetin. Nuk duhet të mbyllen shkollat, e as pacientet nuk duhet të të presin gjatë për një operacion”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se nuk duhet mbetur asnjë qytetar pa një certifikatë të lindjes andaj duhet menduar të gjithë për një zgjidhje të përbashkët.

“Këta politikan që janë në pushtet duhet  sa ma shpejtë të ikin nga institucionet e Kosovës, pasi është më mirë për Kosovën. Ne nuk duhet të bëhemi jo mirënjohës për kontributin e askujt, ngase këta kanë meritat e veta të luftës, por politika kohezive nuk po i pranon, dhe nuk mundë të kooperohen me realitetet e reja dhe rrjedhimisht e kanë sjellë Kosovën në ketë pozicion shumë të rëndë dhe të rrezikshme. Kështu që grevistët nuk guxojnë të futën në vallen e së keqes, ngase aty është masa intelektuale, profesionale dhe brumi i cili do gjeneron ndryshimet politike. Është Mirë të reflektoni, të i ktheni nxënësit në shkolla, pacientet të marrin shërbimet e duhura dhe qytetarët të ju kthehen komunave të veta”, është shprehur njohësi i çështjes politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat