Thaçi e Veseli të frikësuar nga rrëzimi i Qeverisë, përdorin presionin e SHBA-së për degradimin e saj

Politika

Thaçi e Veseli të frikësuar nga rrëzimi i Qeverisë, përdorin presionin e SHBA-së për degradimin e saj

Nga: G.B Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:18
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Pavarësisht kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. E sa i përket partneritetit me Amerikën, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se në ditën që ndodhë kjo, ai do të largohet nga kreu i Kuvendit.

“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-të, prishet koalicioni dhe Kadri Veseli largohet nga kreu i Kuvendit. Unë largohem, askujt nuk ia hupi karrigen.  Po flasim për një partneritet që është jetik për Kosovën. Shteti i pavarur dhe sovran mund të lëviz para vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është përgjigja ime përfundimtare”, është shprehur Veseli.

Ndërsa ministri Pal Lekaj ka reaguar pas kësaj, duke thënë se i vjen keq për ata që e vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në.

Në anën tjetër, të enjten kryeministri i Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi, janë takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku pas takimit Haradinaj ka thënë se i është kërkuar heqja e taksës, derisa dhe ka thënë se në ditët në vijim mund të ketë të arritura tjera.

Abazi: Nëse Thaçi është gjarpri, Veseli është dhelpër

Image
Haki Abazi

Kurse, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi ka thënë se Veseli është dhelpër, derisa Thaçi është gjarpri dhe të dy kanë krijuar këtë atmosferë para fundosjes së shtetit, që të dy deshën ta zhbënin Gjykatën Speciale, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së për të mos e bërë atë.

“Nëse Thaçi është gjarpri, Veseli është dhelpër. Të dy bashkë kanë krijuar një atmosferë varri në politikën kosovare dhe janë para fundosjes së shtetit të Kosovës. Fshehja prapa miqësisë me SHBA-në është sjellje e papërgjegjshme dhe njëkohësisht shumë dhelprake. Janë po ky binom që kishin dredhuar dorën deputetëve për të kaluar Gjykatën Speciale dhe gjithashtu po të njëjtit krijuan situatën për ta ndaluar Gjykatën Speciale duke injoruar thirrjet e SHBA-së për të mos e bërë”, ka vlerësuar Abazi.

Sipas tij, loja e tyre është aq e ndytë dhe e gjitha kjo është spektakël.

“Nuk ka asnjë sinqeritet në deklaratat e tyre, Veseli është një hipokrit që nuk është i vetëdijshëm sesa të varfër e ka edhe të shprehurit edhe të menduarit. Loja e tyre është kaq e ndytë sa që vetëm naivët politik tentojnë të përzihen në atë lojë, kjo për punën e taksave nuk është ndryshe. Kjo që po ndodhë është valë e re e dramave dhe spektakleve që kanë sjellë tension përderisa po zbulohen prapaskenat e përfitimeve milionëshe të anëtarëve të familjeve, të fermerëve, të politikanëve, korrupsion masiv, tentim të blerjes së gazetarëve dhe blogerëve për të mbuluar gjithë krimin ekonomik e financiar”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat