Tronditë Murat Jashari: Hashim Thaçi po e shkatërron ekonominë e Kosovës dhe po e mbron Serbinë, për këtë arsye?

Politika

Tronditë Murat Jashari: Hashim Thaçi po e shkatërron ekonominë e Kosovës dhe po e mbron Serbinë, për këtë arsye?

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 08:25
Hashim Thaçi dhe Murat Jashari

Një popull i cili është i lodhur dhe i rraskapitur, për atë vendoset më lehtë për fatin e tij.

Kështu thotë Murat Jashari, në vazhdimin e pyetjeve për Hashim Thaçin.

Ai thotë se, një popull i fundosur nuk i intereson as shteti, as flamuri e as kombi, prandaj kjo është një ndër arsyet pse po lejohet të vidhet në Kosovë.

Vëllai i komandantit Ismet Jashari “Kumanovës” thekson se, varfërimi i Kosovës është strategji për ta lodhur popullin.

“Çdo popull i lodhur priton të harxhoj 5 euro për të dalë në manifestim në Prishtinë për të kundërshtuar ndonjë projekt keqdashëse. Qeveria organizon dështimin e PTK. Qeveria organizon dështimin e Trepçës sipas Mikullovcit? Qeveria po shkatërron ekonomin e Kosovës me qëllim. Interesi i kujt është shkatërrimi ekonomik i Kosovës?  A është interesi i Serbisë?”, pyet Jashari.

Jashari e pyet direkt Thaçin se pse po e mbron interesin ekonomik të Serbisë?

“Ballkani i Therandës kishte një kontratë 30 milion euro për shiritat për ekstrakcionin të KEK-ut në Obiliq. Ti Hashim ke anuluar kontratën, për t’ia kaluar firmës DELTA të Mishkoviqit? Më mirë është që të punësohen 600 punëtorë të sigurojnë kafshatën për 600 familje në Serbi sesa në Kosovë, a është kështu o Hashim Tadiçi!!!! Ti shikon vetëm forcimin e serbeve dhe të Serbisë, po me duket!? Qeveria jote more Hashim!! A ka inkuadruar Veselinoviqin në ndërtimin e autostradës Vermicë/Merdare? AKM-ja shkatërroj industrinë, aparatin e prodhimit dhe të eksportit të Kosovës”, vazhdon tutje Jashari.

Lexojeni vazhdimin e radhës:

1001. A i thuhet tirani, diktaturë?

1002. Puna vazhdoj deri tek ndarja e Malit te Zi, apo jo?

1003. Solana në emër të BE a kërkoj nga Mal i Zi një prag të 55% të votave pozitive në referendumin të 21 majit 2006?

1004. A ishte për BE gjithë problemi të ruhet Kosova nën Jugosllavi?

1005. Pas ndarjes së Malit të Zi nga Serbia nuk ekzistonte më Jugosllavia, a është kështu?

1006. Solana a kërkonte nga Gjukanoviqi një marrëveshje me Serbinë?

1007. Ajo Marrëveshje a transferonte trashëgimin e Jugosllavisë drejt Serbisë?

1008. Kjo, a do të thotë që gjithë dokumentet ku përdoret emri Jugosllavi pas marrëveshjes vazhdojnë në emër të Serbisë?

1009. Për të garantuar një mirëbesim ndaj Serbisë, BE a lejojnë që Kosova të jetë pjesë përbërëse e Serbisë?

1010. A shpalli Serbia me 29 tetor 2006 një referendum për kushtetutën e vet dhe për sovranitetin e Beogradit mbi krahinën e Kosovës???

1011. Kjo kushtetutë e Serbisë a është adoptuar ne parlament me 8 Nëntor 2006?

1012. Preambula e kushtetutës së Serbisë a afirmon sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën?

1013. A konfirmohet se Kosova është një entitet i patjetërsueshëm të Serbisë dhe se Kosova nuk mund të pretendoj në pavarësi?

1014. Kur është adoptuar kushtetuta në parlament të Beogradit, a ishte përfaqësuesi i BE-së zotëri Solana?

1015. BE ishte promotor të kësaj pune?

1016. BE me këto a ka ndihmuar Serbinë ta përdor të drejtën e vet për Referendumin në lidhje me çështjen e Kosovës e parashikuar në kapitullin e 8, neni I, pika 3 të Rambujes?

1017. Gjithë populli i Serbisë ka votuar sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

1018. Do të thotë Kosova me këtë referendum është dhe mbetet nën Serbi.

1019. Tash me këtë referendum të Serbisë, Kosova duhet ta gjej statusin e vet në kuadër të Serbisë.

1020. Shqiptarëve të Kosovës në Vjen, ju mundësua të shpallin një Pavarësi të një Republike të Kosovës ku ishte paraparë qysh në start të ketë bisedime tjera prape pas 2-3 vite.

1021. Qëllimi ishte të shfryhet frustrimi i popullit shqiptar dhe të kënaqet.

1022. Qëllimi tjetër ishte se pavarësia nuk ndryshon jetën e përditshme të qytetarëve.

1023. Qëllimi ishte banalizimi i pavarësisë.

1024. Qëllimi ishte të zhvlerësohet pavarësia tek popullata.

1025. Qëllimi ishte se pavarësia nuk të bjen kurrgjë as bukë, as para.

1026. Pasi Shqiptarët e Kosovës po bëheshin të padurueshëm me vonesën rreth lëvizjes drejt Pavarësisë, apo jo?

1027. Kjo ishte arsyeja, për një zgjidhje?

1028. Ndërkombëtarët kishin frikë nga një shpërthim të pakënaqësisë shqiptare rreth mos definimit të statusit.

1029. Isabelle Lasserre profesor e shkencave politike dhe gazetare, a thoshte në 2005 se faktori ndërkombëtar do të punoj në lodhjen ekonomike të popullit të Kosovës për t’i lehtësuar negociatat?

1030. Çdo popull i lodhur, i rraskapitur vendoset më lehtë për fatin e tij.

1031. Çdo popull i fundosur në mizëri nuk i intereson as shteti, as flamuri, as kombi?

1032. Kjo është arsyeja pse lejohet të vidhet në Kosovë.

1033. Varfërimi i Kosovës është strategji për ta lodhur popullin.

1034. Çdo popull i lodhur priton të harxhoj 5 euro për të dalë në manifestim në Prishtinë për të kundërshtuar ndonjë projekt keqdashëse.

1035. Qeveria organizon dështimin e PTK.

1036. Pse Qeveria organizon dështimin e PTK?

1037. Qeveria organizon dështimin e Trepçës sipas Mikullovcit ? (23 korrik 2012)

1038. Pse Qeveria organizon dështimin e Trepçës?

1039. PDK më datën 21 janar 2012 voton ligjin për shfuqizimin e mocionit të «Reprocitetit» (07/12/2011)

1040. Qeveria po shkatërron ekonomin e Kosovës me qëllim.

1041. Interesi i kujt është shkatërrimi ekonomik i Kosovës?

1042. A është interesi i Serbisë?

1043. Prapë Hashim po e mbron interesin ekonomik të Serbisë!!!

1044. Ballkani i Therandës kishte një kontratë 30 milion euro për shiritat për ekstrakcionin të KEK-ut në Obiliq.

1045. Ti Hashim ke anuluar kontratën, për t’ia kaluar firmës DELTA të Mishkoviqit?

1046. Më mirë është që të punësohen 600 punëtorë të sigurojnë kafshatën për 600 familje në Serbi sesa në Kosovë, a është kështu o Hashim Tadiçi!!!!

1047. Ti shikon vetëm forcimin e serbeve dhe të Serbisë, po me duket!?

1048. Qeveria jote more Hashim!! A ka inkuadruar Veselinoviqin në ndërtimin e autostradës Vermicë/Merdare?

1049. AKM-ja shkatërroj industrinë, aparatin e prodhimit dhe të eksportit të Kosovës.

1050. AKM ndryshoj destinacionin fillestar, i transformoj fabrikat në shkolla, në depo etj, etj…

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat