Paga për zv.ministrat edhe pas përfundimit të mandatit, Haziri: Gërryerje e buxhetit

Politika

Paga për zv.ministrat edhe pas përfundimit të mandatit, Haziri: Gërryerje e buxhetit

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:36
Seanca e sotme e Kuvendit

Njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri, ka komentuar seancën e Kuvendi të Kosovës, si dhe miratimin e ligjit të punës nga deputet.

Ai ka thënë për “Bota sot” se deputet të caktuar nga subjektet  politike kanë bërë tifo me amendamente për Ndërmarrje publike, agjesione dhe grupe të caktuara të interesit që të u ruhet pagat momentale irracionale ose të kenë rritje pagash.

“Kushdo qe ka përcjellur sot seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me debatimin  për projektligjin e pagave dhe miratimin e ligjit, nëse pak ka kuptuar nga kjo materie, ka qenë ma shumë se  e kuptuar se deputet të caktuar nga subjektet  politike kanë bërë tifo me amendamente për Ndërmarrje publike, agjensione dhe grupe të caktuara të interesit që të u ruhet pagat momentale irracionale ose të kenë rritje pagash, kinse aty ka ekspert,  si te vetmit që kanë lindur për ketë punë dhe se nuk lindin ma dhe se as nuk do të ekzistojnë ma. Besojë se tani ne që jetojmë në Kosovë, edhe e kuptojmë arsyet e tyre pse ndodhin këto gjëra, përkundër të kundërshtimit ma të zëshëm të Nait Hasanit dhe të Milaim Zekës, që ua thonin troç se po anoni për” dajë e teze”, e unë po them pse jo edhe për të “ dashura”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Haziri, në një prononcim për “Bota sot” ka përmendur edhe  amandamentin i cili u jep pagë zëvendësministrat edhe pas përfundimit të mandatin.

Image
Ismet Haziri

“Presedan i veçantë ishte, por edhe votimi kriminal, kur ZV, ministrave  u njihet e drejta  në  70% e pagës edhe pas mandatit. Është ma se e çart se tërë qytetarët e Kosovës këta Zv. Ministrat i trajton parazit të cilët pa meritë e gërryen si erozion shiu buxhetin dhe parën publike, pra dëmi  jo që është i madh, por është praktikë e pashembullt të paguhet dikush  pa bërë asnjë punë te hairit, po ok, populli i varfër i Kosovës është mësuar të bajt e mbajë mbi kurrizin e vetë  me shekuj, e tani duhet të ushqejë edhe parazit që ti rrit e shumojë kundër shëndetit financiar të Kosovës”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat