Murat Jashari: Thaçi organizoi zgjedhjet serbe në Kosovë, 7 milionë euro ju dhanë strukturave paralele

Politika

Murat Jashari: Thaçi organizoi zgjedhjet serbe në Kosovë, 7 milionë euro ju dhanë strukturave paralele

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Hashim Thaçi

Murat Jashari në pyetjet e radhës për Hashim Thaçin pyet pse EULEX-i nuk po e arreston Thaçin?

Ai thotë se Marnhaci nuk e lejon spiunin e vet të arrestohet.

Vëllai i komandant Kumanovës, pohon se, Thaçi e ka dritën e gjelbër që të bëjë çka të dojë.

“Pse EULEX-i nuk e arreston Hashim Thaçin? Bou de Marnhac baba shpirtëror i Hashim Thaçit nuk e lejon spiunin e vet të arrestohet? Hashim Thaçi ka dritën e gjelbër për të bërë çka të dojë vet si gjyshi i tijë në kohën e kralit, a është kështu???!!!! Bisedimet e përgatitura nga ndërkombëtarët më 2 shkurt 2007 te thirrur «paketa e Ahtisarit» a ishin projektuar faktikisht nga Serbia? Paketa e Ahtisarit a inspirohet shume nga Plani i Çoviqit për kantonizimin e Kosovës? Me planin e Çoviqit, shqiptarët qeverisin shqiptaret dhe serbët qeverisin serbët, a është kështu?”, pyet Jashari.

Jashari thotë se Hashim Thaçi kishte ndihmuar në organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria e Kosova kishte financuar me milionë euro paramilitarët serb në veri.

“Qeveria i kryen punët e Serbisë. Qeveria i kryen zgjedhjet e Serbisë në territor të Kosovës! Qeveria po vepron si qeveri lokale, Beogradi si qeveri qendrore! Qeveria e Kosovës argat e Serbisë! Qeveria e Kosovës ja bën zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!”, thekson Jashari në pyetjet e tij.

Ja vazhdimi i radhës:

1051. AKM forcoj me privatizime spiunët dhe UDB-ashët që kishin pushtetin.

1052. Shyqri Haxha drejtori PTK thotë haptas, kamë punuar me direktivat e Hashim Thaçit.

1053. Shyqri Haxha thotë dokumentet për licencë janë ndryshuar në emër të firmës tjetër të Hashim Thaçit me urdhër të Hashim Thaçit, apo jo? (31 korrik 2012)

1054. Pse EULEX-i nuk e arreston Hashim Thaçin?

1055. Bou de Marnhac baba shpirtëror i Hashim Thaçit nuk e lejon spiunin e vet të arrestohet?

1056. Hashim Thaçi ka dritën e gjelbër për të bërë çka të dojë vet si gjyshi i tijë në kohën e kralit, a është kështu???!!!!

1057. Bisedimet e përgatitura nga ndërkombëtarët më 2 shkurt 2007 te thirrur «paketa e Ahtisarit» a ishin projektuar faktikisht nga Serbia?

1058. Paketa e Ahtisarit a inspirohet shume nga Plani i Çoviqit për kantonizimin e Kosovës?

1059. Me planin e Çoviqit, shqiptarët qeverisin shqiptaret dhe serbët qeverisin serbët, a është kështu?

1060. Kosova ishte planifikuar si një njësi territoriale administrative në kuadër të Serbisë e ndarë në 2 entitete sikur sot.

1061. Sipas planit Çoviq, Kosova ndahet në dy kantone, një kanton shqiptar dhe një kanton serb sikur sot, apo jo?

1062. Kantoni serb kontrollonte 35% të territorit me 2% serb sikur sot, apo jo?

1063. Kishat serbe kishin ekstra-territorialitet sikur sot, apo jo?

1064. Kantoni serbë ka policinë e vet, gjykatat e vetë me një tërësi territoriale administrative të Kosovës bashkë me shqiptarët sikur sot, apo jo?

1065. Kantoni serb kishte të drejtën të mbajë lidhje të vazhdueshme me Serbinë sikur sot, apo jo?

1066. Kantoni serb mund të merrte financime nga Prishtina dhe Beogradi sikur sot.

1067. Qeveria e Kosovës ka financuar strukturat paralele nga 4 deri 7 milion euro në vjet!

1068. A është e vërtet Z. Hashim Tadiq???? (janë disa artikuj por e fundit është me 9 mars 2012)

1069. A është e njëjta gjë me zgjedhjet serbe në Kosovë?

1070. Ke shërbyer në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë më 6 maj 2012, apo jo?

1071. Ke hartuar një plan konkret për këtë pune, apo jo?

1072. Ti pate reaguar shumë ashpër ndaj zgjedhjeve të Serbisë në territor të Kosovës, apo jo?

1073. Ke reaguar ashpër para televizionit, publikisht?

1074. Reagimi i ashpër është për t’i mashtruar popullin, apo jo?

1075. A pate deklaruar se kurrë nuk do te bëhen zgjedhjet e Serbisë në territor të Kosovës?

1076. Më vonë, a pate deklaruar se i lejon, por nuk do t’i njohësh?

1077. Në fund, çka po delë?

1078. Apo del se qeveria krahinor e Prishtinës ka organizuar me ndërkombëtarët zgjedhjet nacionale serbe në Republikën Autonome të Hashim Tadiqit?

1079. Qeveria i kryen punët e Serbisë!

1080. Qeveria i kryen zgjedhjet e Serbisë në territor të Kosovës!

1081. Qeveria po vepron si qeveri lokale, Beogradi si qeveri qendrore!

1082. Qeveria e Kosovës argat e Serbisë!

1083. Qeveria e Kosovës ja bën zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!

1084. Bravo, bravooo… !!!!

1085. Bravo Hashim mbasi se ke ende njerëz që të besojnë, veç vazhdo kështu!!!!

1086. A ndodhi e njëjta gjë me zgjedhjet serbe në Kosove pas shpalljes së Pavarësisë në prill 2008?

1087. Ti pate këmbëngul në fillim në moslejimin e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë?

1088. Pas një kohe, i lejove duke thënë se Prishtina nuk do t’i njeh!

1089. Pas, dy jave edhe i njohe!

1090. Qeveria e Kosovës financonte dhe financon strukturat paralele, apo jo?

1091. Qeveria e Kosovës organizon zgjedhjet nacionale të Serbisë në territorin e Kosovës, apo jo?

1092. Ky është rezultati i planit Çoviq apo Ahtisari, apo jo?

1093. Sepse në planin Ahtisari entiteti serb i Kosovës mund të merr financa edhe nga Prishtina edhe nga Beogradi.

1094. A ishte të jepet sa me shume drejta serbëve?

1095. A ishte të defunkcionalizohet shteti i Kosovës?

1096. A ishte bllokimi i realizimit të një shteti real të Kosovës me vijabilitet ekonomiko-shtetëror?

1097. Plani Çoviq, a kishte për qëllimi të prishë homogjeneitetin ekonomik, fiskal, shtetëror të Kosovës?

1098. Për të ndërtuar një shtet janë 3 parametra kryesor: territori, populli, sovraniteti.

1099. Nëse njëra mungon atëherë nuk ka shtet.

1100. Në Rambuje, a ishte vendosur ndarja e Veriut si garancion të Autonomisë?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat