E thotë Krasniqi: Nëse Haradinaj nuk e heq taksën, ja çka do të bëjë PDK-ja

Politika

E thotë Krasniqi: Nëse Haradinaj nuk e heq taksën, ja çka do të bëjë PDK-ja

Nga: N.Sh Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 15:56
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Politologu Faik Krasniqi thotë se pas refuzimit të Haradinajt që të heq taksën kundër Serbisë, Kadri Veseli po e kërcënon me prishje të koalicionit, por nëse nuk hiqet taksa, sipas tij, së shpejt do të shkojmë në zgjedhje të reja.

Image
Faik Krasniqi

“Kryeministri Haradinaj po refuzon që ta heq taksen ndaj Serbisë dhe me plotë të drejtë. Kurse Kadri Veseli po insiston që të pezullohet taksa sepse po na e kërkon Amerika, dhe nuk guxojmë të prishemi me të. Madje po e kërcënon kryeministrin Haradinaj me prishje të koalicionit. Nëse kryeministri Haradinaj nuk e heq taksen, atëherë PDK në një të ardhme shumë të afërt do e rrezon Qeverinë Haradinaj dhe vendi do të shkojë në zgjedhje. Jo me dëshirën e PDK-së, sepse as atyre nuk ju konvenon që të shkojnë në zgjedhje, por me urdhër të shefit të vërtetë të PDK-së, Hashim Thaçi”, potencon Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Megjithatë, sipas tij, nëse LDK-ja bëhet pjesë e një Qeverie teknike atëherë zgjedhjet do të shtyhen deri pas marrëveshjes finale me Serbinë ose deri ën vjeshtë.

“Por nëse LDK bëhet pjesë e një Qeverie teknike me PDK ashtu siç po deklarohen vazhdimisht zyrtaret e saj më të lartë, atëherë s'do të kemi zgjedhje pa u arritur marrëveshja finale me Serbinë. Sidoqoftë, ky vit do të jete vit i zgjedhjeve, qoftë në pranverë, gjatë verës apo vjeshtës, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë të pashmangshme. Qeveria Haradinaj tashmë është e rrezuar!”, përfundon Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat