Ja faktet se deputetë të PSD-së burojnë nga SHIK-u

Politika

Ja faktet se deputetë të PSD-së burojnë nga SHIK-u

Nga: D.RR Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:45
PSD

Një debat i zjarrtë ka ndodhur mbrëmë mes deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe deputetit të Vetëvendosjes Glauk Konjufca.

Ky i fundit u bë target i akuzave nga Molliqaj, duke i thënë publikisht Konjufcës se ishte pjesë e SHIK-ut në të kaluarën.

Mirëpo Dardan Molliqaj, si gjithmonë nuk paraqiti asnjë fakt lidhur me këtë.

Në anën tjetër, deputetët që u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje për të formuar grupin parlamentar PSD, dihen publikisht se kanë pasur bashkëpunime të “ngrohta” me anëtarët e PDK-së.

Vetë Dardan Molliqaj i cili akuzon Kojufcën, kishte qenë i përafërt me Hashim Thaçin kohë më parë. Këtë e dëshmon edhe fotografia së bashku me presidentin e tanishëm, Hashim Thaçi.

Image
Dardan Molliqaj në fotografi me Hashim Thaçin

Deputeti tjetër i PSD-së, Dukagjin Gorani, ishte pjesë e PDK-së në të kaluarën dhe njëherit këshilltar i Hashim Thaçi. “Miqësia” e Goranit me deputetët e PDK-së, është e pranishme edhe sot.

Image
Dukagjin Gorani në PDK

Edhe deputeti tjetër i PSD-së, Faton Topalli, kishte lidhje me Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Hashim Thaçin, Azem Sylën, etj, pasi vetë ishte pjesë e LPK-së në të kaluarën.

Image
Faton Topalli

E një lidhje të fshehtë miqësore, kishte edhe deputetja e PSD-së, Aida Dërguti me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti. Ata shpeshëherë janë parë bashkë në foto, që nuk i publikuan vetë, por u zbuluan.

Image
Takim shumë miqësor i Xhavit Halitit me Aida Dërgutin

E kur Dardan Molliqaj dje në Kuvend tha se nga Vetëvendosja ka anëtarë të cilët kanë lidhje me Devollët, ai nuk paraqiti asnjë fakt. Mirëpo e harroi kryetarin e partisë së tij, Shpend Ahmetin i cili fshehurazi takohej në jahtet e devollëve, duke u zbuluar nga fotot atje.

Image
Shpend Ahmeti në Jahtin e Devollëve

Në fakt, deputetët e tërhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për të formuar grupin parlamentar, PSD, po dalin të kenë qenë “Kali i Trojës” brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke e dërrmuar atë me largimin e tyre në kohën kur Vetëvendosja ishte parti më e votuar në vend dhe çdo ditë e më shumë po rritej.

PSD po e luan rolin e kontribuuesit pa interes të shtetit, mirëpo asesi nuk po mund ta fshehin lakminë për t’u bashkangjitur në qeverinë Haradinaj, pasi edhe ata vetë e dinë se në rast të zgjedhjeve të parakohshme, ata nuk do ta kalojnë as pragun.

Gjithashtu, jemi dëshmitarë se, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, nga kiflet dhe “kungjat” në Prishtinë, pati guximin që të merr përsipër pozitën e kryenegociatorit në bisedimet me Serbinë, ani pse kryeqytetin që ai e drejton, lë për t’u dëshiruar nga puna e tij./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat