Haziri: Me shkarkimin e Rikallos do të mundohen ta materializojnë për poena politik

Politika

Haziri: Me shkarkimin e Rikallos do të mundohen ta materializojnë për poena politik

Nga: D.RR Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 22:40
Ramush Haradinaj dhe Nenad Rikallo

Analisti politik, Nexhat Haziri e ka komentuar për “Bota sot” shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo.

Sipas Hazirit, ky shkarkim është për poena politik.

“Mendoj se tani shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo nga kryeministri Haradinaj gjoja si kusht i vënë nga PSD-ja, është veprim për poena politik në këtë kohë kur pas largimit të ''Listës Serbe'' nga qeveria e Kosovës, kur tani apo ashtu janë të padefinuara raportet në mes këtij subjekti politik dhe qeverisë së Kosovës. Pra shkarkimin e ministrit Rikallo do të mundohen ta materializojnë për poena politik edhe qeveria e Kosovës, por edhe PSD-ja, e cila kjo e fundit pasi u bë pjesë e koalicionit PAN, dhe shkallës së ulët të popullaritetit sipas anketave të fundit, do të mundohet që t’ia atribuoj vetës dhe kështu të tentoj që të ngris sado pak shkallën e popullaritetit në opinionin kosovar”, shprehet ai.

Image
Nexhat Haziri

Haziri tutje përmend akuzat që i janë bërë Rikallos, për të cilat thotë se është në pikëpyetje se a u heshtën dhe neglizhuan nga Haradinaj për shkak se ishte i varur nga Lista Serbe.

“Sa i përket akuzave ndaj ministrit Rikallo dhe të bëmat e tij gjatë luftës me sa di unë ka pasur një hetim dhe ato kanë rezultuar si akuza jo të faktuara, por megjithatë ai kishte edhe keqpërdorime në ministrinë e Bujqësisë të cilat u heshtën apo u neglizhuan pikërisht nga kryeministri Haradinaj, për shkak se ishte i varur nga votat e Listës Serbe”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat