Eksperti i ekonomisë flet për buxhetin e miratuar, paralajmëron përshkallëzim të cilësisë së jetës së qytetarëve

Politika

Eksperti i ekonomisë flet për buxhetin e miratuar, paralajmëron përshkallëzim të cilësisë së jetës së qytetarëve

Nga: N.H Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:25
Kuvendi i Kosovës

Me rritjen e pagave në sektorin publik, Kosova po merr kahun e një vendi që nuk ka politika investive. Kështu ka deklaruar njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur në detaje rreth miratimit të buxhetit për vitin 2019.

“Mendoj se me një buxhet prej 2.3 miliard euro nuk mund të ketë ‘boom’ ekonomik. Me ketë dua të potencoj që me rritjen e pagave në sektorin publik, Kosova po merr kahun e një vendi që nuk ka politika investive, por që i gjithë buxheti do të shpenzohet në pagat e sektorit publik, që për ekonominë e tregut kjo është absurde”, ka thënë eksperti i ekonomisë.

Sipas tij, investimet determinojnë rritje ekonomike dhe shpërndarja e buxhetit duhet të bëhet në mënyrë të drejt në të gjitha kategoritë që të reflektojë në rritje të konsumit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Image
Mustafë Kadriaj

“Me këtë duhet të i kujtojmë opinionit, por edhe kategorive që i është rritur paga kanë dëmtuar perspektivën investive të Kosovës, por edhe fuqizimin FSK-së. Pra, me këtë kemi treguar që nuk jemi shtet-formues si dhe ende nuk jemi larguar nga mentalitetit socialist ku i gjithë buxheti të shkoj në paga dhe mëditje. Sepse së pari duhet të investohet, investimet të determinojnë rritje ekonomike dhe shpërndarja e buxhetit të ndahet në mënyrë të drejt në të gjitha kategoritë që të reflektojë në rritje të konsumit dhe mirëqenie të qytetarëve”, është shprehur Kadriaj.

Ai shton se me ketë rritje të pagave në sektorin publik, do të ketë edhe një përshkallëzim të cilësisë së jetës së qytetarëve, sepse, siç konsideron Kadriaj sektori privat qëndrojë me paga që nuk mund të mbulojnë shpenzimet personale.

“Me ketë rritje të pagave në sektorin publik do të ketë edhe një përshkallëzim të cilësisë së jetës së qytetarëve sepse sektori privat qëndrojnë me paga që nuk mund të mbulojnë shpenzimet personale e mos të flasim për familje që do të provokon ikjen e qytetarëve nga Kosova, sepse rritja e pagës në sektorin publike njëherë do të ketë inflacion që do të kemi rrije të çmimeve në konsum dhe veshmbathje. Pra, rritja e pagave ka dëmtuar perspektivën ekonomike në vend njëherit duke dëmtuar buxhetin sepse në vend që të orientohen mjetet në investime do shpenzohen në paga dhe që me ketë duhet të ju bëhet me dije që vetëm do të kenë paga më të mëdha, por nuk do të rritet fuqia blerëse, sepse do të kemi rritje të çmimeve në konsum dhe njëherit rritje të hendekut në cilësi të jetës në mes të sektorit publik dhe privat”, ka thënë ai.

Në fund, Kadriaj nënvizon se sektori privat do të detyrohet që të merr rrugën tjera të mbijetesës, sepse, sipas tij, nuk do të mund të jetojë me një pagë që nuk kalon shumën prej 250 eurove.

“Por me këtë duhet të kujtojmë opinionit që tani duhet të mendohet për rritje të pagës minimale si dhe pagës mesatare në sektorin privat duke u bazuar në rritjen e pagave në sektorin publik tani duhet të kemi pagën minimale mbi 300 euro si dhe paga mesatare mbi 500 euro, përndryshe sektori privat do të detyrohet që të merr rrugën e mërgimit sepse nuk do të mund të jetoj me një pagë që nuk kalon 250 euro”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka votuar Ligjin për buxhetin e vitit 2019. Gjatë seancës plenare, deputetët votuan po ashtu Ligjin për pagat në sektorin publik. Për Ligjin për buxhetin kanë votuar 65 deputetë. Buxheti për vitin 2019 është paraparë të jetë në vlerë prej 2,3 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat