Murat Jashari: Thaçi ka mision ndarjen e Kosovës, rol kanë luajtur edhe Remi, Rama dhe Kastrati

Politika

Murat Jashari: Thaçi ka mision ndarjen e Kosovës, rol kanë luajtur edhe Remi, Rama dhe Kastrati

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Hashim Thaçi

Kush ishte njeriu qe pranoj ndarjen e Kosovës? Kështu pyet Murat Jashari në letrën e tij për Hashim Thaçin.

Në pyetjet e radhës, për presidentin Hashim Thaçi ai thotë se për ndarjen e Kosovës, është pikërisht Thaçi i cili ka pranuar ndarjen e Kosovës.

Vëllai i Ismet Jasharit, komandant Kumanovës, Murati, thotë se misioni i Hashim Thaçit ishte ndarja e Mitrovicës.

Në këtë ndarje, thotë se kanë luajtur rol Remi, Rrahman Rama dhe Kadri Kastrati.

“Misioni i Hashim Thaçit ka qenë me njerëzit e vet ta ndaj Mitrovicën për të evituar në të ardhmen një shtet të Kosovës. Këtu kanë luajtur rol Remi, Rrahman Rama dhe Kadri Kastrati (shef FSK). Ndarja ishte dhe është sot një garancion për Serbinë që Kosova të mos bëhet shtet. SHIK-u ka punuar shumë në veri për të evituar konfrontimet me ushtarët francez. Diku me 9-10 qershor 1999, është biseduar për ndarjen e Mitrovicës, definitivisht në muhabet ka qenë Bardhyll Mahmuti si frankofon bashkë me Hashim Thaçin. Në Mitrovicë nuk kishte serb në ardhjen e ushtareve francez me 17 qershor 1999. Por Serbia kthente me dhunë serbët në kufi për të evituar shpopullimin e Veriut”, thotë Jashari.

Jashari tutje pyet se, më vonë është organizuar dëbimi i shqiptarëve nga Mitrovica veriore, ndërsa për organizim thotë se, kordinohet në mes të SHIK-ut, DGSE dhe MUP-it serb.

“Me natën e datës 3 shkurt 2000, a janë dëbuar 13 000 shqiptar nga Veriu i Mitrovicës, ka pasur edhe të vrarë? A janë organizuar nga Dragan Delibashiq dhe Oliver Ivanoviq? Kur janë vrarë dhe dëbuar shqiptarët, a ishin prezent forcat francez të KFOR-it dhe forcat policore të UNMIK-ut? Pse ushtria francez dhe UNMIK-u nuk reagojë? KFOR-i a kishte detyrë të mbrojë popullatën civile dhe të ruajë qetësinë? KFOR-i francez, pse nuk e përmbushi misionin e vetë???? Mos asistenca e personave të rrezikuar është bashkëpunim, apo jo? Popullata e shpërngulur duhet të grumbullohet me një shoqatë dhe t’i ndjeki penalisht UNMIK-un dhe KFOR-in Francez!!!”, pyet tutje ai.

Ai thekson se, plani Ahtisarit rregullon funksionimin e brendshëm të Kosovës si Plani i Çoviqit, por pa statut për Kosovën, por në tjetrën anë e njehë Serbinë si shtet.

“Në bisedimet në Vjen Serbia kërkonte të blejë kohë sepse ishte duke punuar me të madhe me i fut bashkëpunëtorët e vetë në të gjitha institucionet qendrore të Kosovës? Serbia kishte aktivizuar gjithë potencialin njerëzor të shërbimeve të veta ne Kosovë. Serbia kërkonte një «moratorium 20 vjeçar» do të thotë mos të zgjidhet problemi i Kosovës për 20 vjet. Serbia pas këtij refuzimit kërkoj «moratorium 10 vjeçar»”, pyet tutje ai.

Ja 50 pyetjet e radhës:

1101. Përderisa, pushteti i Kosovës nuk shtrinë sovranitetin e vet në gjithë territorin e Kosovës nuk ka mundësi të bëhemi shtet, a është kështu?

1102. Në Kosovë kemi territorin, popullin por sovranitetin nuk e kemi në gjithë territorin.

1103. Kush ishte njeriu i cili pranojë ndarjen e Veriut?

1104. Prapë na del Zotëri Hashim Tadiqi?

1105. Ajo ishte urdhëruar nga Ministri Mbrojtës Francez Alain Richard bashkërisht me Bou de Marnac shef i DGSE.

1106. Misioni i Hashim Thaçit ka qenë me njerëzit e vet ta ndaj Mitrovicën për të evituar në t’ardhmen një shtet të Kosovës.

1107. Këtu kanë luajtur rol Remi, Rrahman Rama dhe Kadri Kastrati (shef FSK).

1108. Ndarja ishte dhe është sot një garancion për Serbinë që Kosova të mos bëhet shtet.

1109. SHIK-u ka punuar shumë në veri për të evituar konfrontimet me ushtarët francez.

1110. Diku me 9-10 qershor 1999, është biseduar për ndarjen e Mitrovicës, definitivisht në muhabet ka qenë Bardhyll Mahmuti si frankofon bashkë me Hashim Thaçin.

1111. Në Mitrovicë nuk kishte serb në ardhjen e ushtareve francez me 17 qershor 1999. Por Serbia kthente me dhunë serbët në kufi për të evituar shpopullimin e Veriut.

1112. Më vonë a organizohet dëbimi i shqiptarëve nga Veriu?

1113. Organizimi koordinohet në mes të SHIK-ut, DGSE dhe MUP-i serb.

1114. Me natën e datës 3 shkurt 2000, a janë dëbuar 13 000 shqiptar nga Veriu i Mitrovicës, ka pasur edhe të vrarë?

1115. A janë organizuar nga Dragan Delibashiq dhe Oliver Ivanoviq?

1116. Kur janë vrarë dhe dëbuar shqiptarët, a ishin prezent forcat francez të KFOR-it dhe forcat policore të UNMIK-ut?

1117. Pse ushtria francez dhe UNMIK-u nuk reagojë?

1118. KFOR-i a kishte detyrë të mbrojë popullatën civile dhe të ruajë qetësinë?

1119. KFOR-i francez, pse nuk e përmbushi misionin e vetë????

1120. Mos asistenca e personave të rrezikuar është bashkëpunim, apo jo?

1121. Popullata e shpërngulur duhet të grumbullohet me një shoqatë dhe t’i ndjeki penalisht UNMIK-un dhe KFOR-in Francez!!!

1122. Kjo, faktikisht ishte organizuar bashkërisht, sepse ishin marrë veshë me Hashim Thaçin me herët.

1123. Bou de Marnhac serbofili, antishqiptari bëri këtë projekt me serbët.

1124. Plani i Ahtisarit, a i përmban në vija planin e Çoviqit?

1125. Pse nuk i thuhet popullit se Plani i Ahtisarit është Plani Çoviqit?

1126. Si në Rambuje edhe me Ahtisarin planet bëhen në Beograd.

1127. Projektet e Beogradit transferohen nga ndërkombëtarët dhe i shërbehen popullit në kuadër të negociatave ku çdo gjë është e vendosur para se të bisedohet, a është kështu?

1128. Faza dytë, është faza e realizimit, faza teatrale të fjalëve për politik të mbrëmshëm dhe përgatitje psiqike për mashtrim të popullit.

1129. Plani Ahtisarit është një zgjidhje e cila ruan integritetin territorial dhe politik të Kosovës derisa statusi mbetet i kontestueshëm.

1130. Kjo, a do të thotë se Kosova është një territor i caktuar por statusi atij territorit nuk dihet?

1131. Territori çka është?

1132. A është Krahinë e Serbisë?

1133. A është Kanton i Serbisë?

1134. A është Republikë e Kosovës Serbe?

1135. A është Regjion i Serbisë?

1136. Çdo Krahinë, Kanton dhe Republikë ka kufijtë administrativë dhe integritetin territorial të vetë, apo jo?

1137. Fjala sovranitet, kufij, integritet nuk do te thotë medoemos shtet, apo jo?

1138. Plani Ahtisarit rregullon funksionimin e brendshëm të Kosovës si Plani i Çoviqit, por pa statut për Kosovën, por në tjetrën anë e njehë Serbinë si shtet.

1139. Në bisedimet në Vjen Serbia kërkonte të blejë kohë sepse ishte duke punuar me të madhe me i fut bashkëpunëtorët e vetë në të gjitha institucionet qendrore të Kosovës?

1140. Serbia kishte aktivizuar gjithë potencialin njerëzor të shërbimeve të veta ne Kosovë.

1141. Serbia kërkonte një «moratorium 20 vjeçar» do të thotë mos të zgjidhet problemi i Kosovës për 20 vjet.

1142. Serbia pas këtij refuzimit kërkoj «moratorium 10 vjeçar».

1143. Qëllimi ishte të fitohet kohë sa më shumë për të pastruar Kosovën nga elementet patriotik shqiptare: –

1) të eliminohet nga skena politike Ramush Haradinaj

2) të burgosen sa më shumë patriotë shqiptar.

3) të lodhen dhe te izolohen patriotët e mbetur.

4) të fuqizohen njerëz lojal të Serbisë.

5) të kontrollohen organet e sigurisë nga Serbia.

1144. Në Vjen ishin biseduar lloj lloj statusi për Kosovën, por bashkësia ndërkombëtare ishte e vetëdijshme se nëse shqiptarët nuk shpallin pavarësi mund te rifillonte një konflikt i ri.

1145. Problemi për të krijuar shtet është Rezoluta 1244.

1146. Kush na i pjelli këtë Rezolutë 1244?

1147. A na i bëri Hashim Thaçi me pranimin e Rambujes?

1148. Rambujeja a është Rezoluta 1244 ose Autonomia e Kosovës?

1149. Rambujeja e lavdëruar nga kuadrat e PDK bllokon krijimin e shtetit, apo jo?

1150. Sot s’kemi mundësi të krijojmë shtet, sepse Hashim Tadiqi me një vaktë kishte firmos Kosovën nën Serbi, apo jo?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat