“Hashim Thaçi po kurdisë skandal kundër Albin Kurtit”

Politika

“Hashim Thaçi po kurdisë skandal kundër Albin Kurtit”

Nga: D. B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:55
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se Hashim Thaçi mundohet të diskreditojë këdo që e konsideron rrezik për ta rrëzuar nga pushteti.

Ai thotë se, presidenti Hashim Thaçi, po kurdisë ndonjë skandal për Albin Kurtin.

Sipas tij, ai ka frikë nga një koalicion LDK-VV.

Image
Faton Mehmeti

“Hashimi u mundua dhe e ndau VV-në përmes njerëzve të tij si Dukagjin Gorani dhe të tjerë mirëpo nuk është ende i sigurt se a ka "vdekur" VV , andaj edhe po vazhdon me akuza. Jam i bindur se Thaçi krahas marrëveshjes me Serbinë po kurdisë ndonjë skandal për Albin Kurtin që të mundohet pastaj ta "shes" me kollaj tek populli çdo marrëveshje të arritur me Vuçiqin. Thaçi ka frikë nga një koalicion LDK dhe VV-në pasi e di se ky do jetë fundi i tij politike, andaj po gjuan gur me akuza ndaj tyre. Thaçi po e sheh fundin e tij andaj po akuzon këdo që e pengon në rrugën e tij politike”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat