Ky është lideri politik që Thaçi ia ka frikën se kur të vije në pushtet mund ta burgos

Politika

Ky është lideri politik që Thaçi ia ka frikën se kur të vije në pushtet mund ta burgos

Nga: D.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:18
Hashim Thaçi

Politologu Faik Krasniqi, ka pohuar se Albin Kurti është lideri i vetëm që nuk i është nënshtruar Hashim Thaçit dhe PDK-së pavarësisht ofertave joshëse në drejtim të tij, përderisa të tjerët për shkak te lakmisë së pushtetit, janë bërë pjesë e pushtetit të tij.

Image
Faik Krasniqi

Ai thotë se, Thaçi e din fort mirë se kur të vjen në pushtet Albin Kurti do t’i fus në burg të gjithë hajnat dhe kriminelët e PDK-së.

“Dihet se çfarë ka ndodhur pastaj me të tillët të cilët iu kanë nënshtruar Hashim Thaçit. Kjo është edhe arsyeja që Thaçi në vazhdimësi e sulmon Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, duke i etiketuar kështu edhe si organizate terroriste. Albin Kurti, është lideri i vetëm që nuk i nënshtrohet askujt, dhe këtë gjë e dinë shumë mirë edhe Hashim Thaçi. Pikërisht kjo është edhe frika e tij, sepse një lider i pathyeshëm nuk bën kompromise në dëm të interesave të shtetit dhe qytetarëve të tij. PDK dhe Hashim Thaçi e dinë fare mirë se kur Albin Kurti do të vijë në pushtet, do t'i fus në burg të gjithë hajnat dhe kriminelet e PDK-se, për të zezat dhe gjenocidin që ja kanë shkaktuar këtij populli. Dhe ajo ditë kur ai do të vijë në pushtet nuk do të jetë e largët”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat