Lideri boshnjakëve të Sanxhakut flet për taksën ndaj Serbisë: E drejtë absolute e Kosovës

Politika

Lideri boshnjakëve të Sanxhakut flet për taksën ndaj Serbisë: E drejtë absolute e Kosovës

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 20:08
Dr. Sulejman Ugljanin në bisedë me gazetarin tonë Kushtrim Maliqin

Në një intervistë ekskluzive të cilën gazeta “Bota sot” do ta publikoj nesër, kryetari i bashkësisë boshnjake në Serbi (Sanxhak) Dr. Sulejman Ugljanin ka folur ndër të tjera edhe për taksën të cilën Republika e Kosovës tash e tre muaj ia ka vënë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai, është shprehur i bindur se vendimi për vendosjen e asaj takse është e drejtë absolute e Republikës së Kosovës, si masë emergjente për t’iu përgjigjur Serbisë e cila në vazhdimësi tenton ta pengojë Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit nëpër organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare si UNESCO apo INTERPOL.

 “Unë mendoj që ai ishte një përgjigje normale nga një shtet sovran, kundër përpjekjeve të diplomacisë serbe që përmes parave dhe mënyrave tjera të pengojë hyrjen e Kosovës si në UNESCO, INTERPOL por edhe në organizata tjera ndërkombëtare. Ky është një mekanizëm shumë i mirë, Bosnja dhe Serbia kur ta pranojnë Kosovën do tu hiqet ajo taksë, kjo është diçka krejt normale, kjo është e drejtë e tyre absolute“, ka thënë Dr. Ugljanin.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat