E zbulon Kelmendi: Vetëm kështu mund të ndalet Hashim Thaçi

Politika

E zbulon Kelmendi: Vetëm kështu mund të ndalet Hashim Thaçi

Nga: N.H Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 22:30
Hashim Thaçi

 

Analisti politik, Jeton Kelmendi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka treguar menyren se si mund të ndalet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga nisma e tij për korrigjim të kufijve.

 “Zgjidhja më e mirë në këto rrethana do ishte një marrëveshje politike ku do të merrte pjesë Lidhja Demokratik e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Partia Socialdemokrate dhe minoriteti joserb, të gjithë së bashku të përpiqen që t’i bëjnë 80 vota për rrëzimin e presidentit Thaçi para se të rrëzohet Qeveria, dhe pastaj më marrëveshje të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Kelmendi.

Tutje, ai ka shtuar se ata që ja dëshirojnë të keqën Kosovës, do të ishin humbësit dhe kjo do ishte mënyra më e mirë e mundshme në këto rrethana se si do të duhej të veprohej.

Image
Jeton Kelmendi

“Se kush do të fitonte do e shpëtonte Kosovën nga copëtimi i saj, madje do e pengonte edhe disponimin e disa faktorëve politik goxha me rendësi, që një mënyrë i kanë dhënë kreut të shtetit përkrahjen për ndarjen e Kosovës. Pra, ata që ja donë të keqën Kosovës, sigurisht se do të ishin humbësit dhe kjo ishte mënyra më e mirë e mundshme në këto rrethana se si do të duhej të veprohej”, ka thënë analisti politik.

Sipas Kelmendit, çdo lloj harrinimi i qeverisë aktuale, do ta ndihmojnë shitjen apo gjegjësisht humbjen e një pjese të territorit të Kosovës.

“Përndryshe, çdo lloj harrinimi me këto copat e SHIK-ut të quajtura PSD, ose edhe me copat që i ka brenda edhe LDK-ja, e kështu me radhë, ato vetëm do ta ndihmojnë shitjen apo gjegjësisht humbjen e një pjese të territorit të Kosovës”, ka përfunduar Kelmendi.

Kujtojmë se edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ditë më parë ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes përfundimtare.

Konjufca ka thënë se në asnjë mënyrë nuk bënë të ketë korrigjim apo shkëmbim territoresh, dhe në rast se një gjë e tillë ndodh, atëherë VV-ja nuk do të rri duarkryq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat