“Veprimet politike nuk duhet të cenojnë integritetin e shtetit”

Politika

“Veprimet politike nuk duhet të cenojnë integritetin e shtetit”

Nga: D.B Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani, ka thënë se VV është subjekt politik sikur të gjithë partitë politike tjera, prandaj edhe duhet të mendohet se si të qeverisë me shtetin dhe interesin e qytetarëve .

Sipas tij, Kosova është  shtet plural, dhe veprimet politike janë të përcaktuara me kushtetutë dhe ligj dhe secili subjekt duhet ta respektoj rendin kushtetues dhe shtetin ligjor në Kosovë.

“Nuk ka ligj e akt tjetër që thotë se çka ndodhë kur partia bënë veprime antikushtetuese dhe çregjistrohet. VV është subjekt politik sikur secili subjekt tjetër politik. Kështu që Kosova duhet të ketë ligj që t`i ndalë partitë politike që të veprojnë mbi rendin kushtetues, pasi të  gjitha subjektet politike janë të barabarta në trajtim dhe duhet të respektojnë institucionet e shtetit. Veprimet politike nuk duhet të cenojnë integritetin e shtetit apo institucionet e saj, pluralizmi ka rregulla dhe obligime të qarta. Hakmarrje politike nuk mund të ketë, dhe kjo frymë plurale duhet të respektohet. Kundërshtarët politik mund të jenë kundërshtar politik por jo edhe të quhen ndryshe. Secila parti në Kosove ka një objektiv të vetin zhvillimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave të shteti dhe qytetarëve”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat