Murat Jashari: Pse Hashim po e rren popullin, thuaje të vërtetën!?

Politika

Murat Jashari: Pse Hashim po e rren popullin, thuaje të vërtetën!?

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Hashim Thaçi

Vëllai i komandantit Ismet Jashari “Kumanova”, Murati e pyet Hashim Thaçi pse nuk e shpalle pavarësinë e Kosovës ën vitin 2007, atëherë kur presidenti Bush ishte për ta njohur Kosovën sa më shpejt.

Jashari thekson se, Hashim Thaçi ishte dal kundër sepse nëse pavarësia u shpallke nga kryeministri i atëhershëm Agim Çeku, ai do ti merrte meritat.

“Në anën tjetër francezët e Bou de Marnhac ishin kundër sepse kishin përgatit të jetë Hashim Thaçi kryeministër. Hashim Thaçi shpallë pavarësinë më 17 shkurt 2008. Pyetja parë: pse Hashim nuk shpalle Referendum për pavarësinë e Kosovës dhe ndarje nga Serbia? Pyetja dyte: pse Serbia shpalli referendum për Kosovën si pjesë të sajë më 29 tetor 2006? Në referendumin e Serbisë konfirmohet se Kosova është një entitet i patjetërsueshëm i Serbisë dhe nuk mund të pretendoj në Pavarësi”, pyet Jashari.

“Pse Hashim e rren popullin?”, vazhdon Jashari, duke shtuar se, nuk po ia tregon të vërtetën popullit.

“Kur shpalle pavarësinë në Kuvendin katastrofal të Kosovës, Serbia përanditi planin për veprim të Kosovës. Samarçiq kishte projektuar me 19 shkurt 2008 një plan 6 pikësh për të shfuqizuar shtetësinë e Kosovës, apo jo? Plani ishte dërguar në OKB nga Boris Tadiqi me datën 8 nëntor 2008, apo jo? Qëllimi i planit a ishte të formësoj statusin e ardhshëm të Kosovës? Çka është plani 6 pikësh? 6 pikat, a janë ripohimi i kontrollit të përgjithshëm të UNMIK-ut në fushat kryesore të pushtetit shtetëror? Heqja prerogativëve shtetërore të Kosovës në këtë kontekst mohon shtetësinë e Kosovës. Nëse nuk kemi të drejta shtetërore, atëherë kuptohet se jemi pjesë të një shteti tjetër? Do të thotë kjo një «AUTONOMI» për Kosovën”, pyet tutje Jashari.

Ja vazhdimi i radhës:

1151. SHBA për të shfuqizuar rezolutën 1244, a u munduan të propozojnë një Rezolutë tjetër me Planin Ahtisari?

1152. Qëllimi i SHBA-ve ishte të çbëjë rezolutën 1244.

1153. Pas disa tentativa të bindë Rusinë, ishte e qartë se nuk do te kishte një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Kosovën.

1154. SHBA-të kuptuan se nuk kishte alternativë tjetër përveç të shpalljes unilaterale të pavarësisë së Kosovës.

1155. Ndërkombëtarët ishin frikuar nga ky bllokim sepse durimi i shqiptarëve ishte afruar.

1156. SHBA-të në korrik 2007 kishin kërkuar të shpallet pavarësia.

1157. Presidenti Bush ishte për ta njohur Kosovën sa me shpejt.

1158. Por Hashim Thaçi dhe PDK ishin kundër.

1159. Sepse nëse u shpallte nga Agim Çeku si kryeministër, ai i merrte të gjitha meritat.

1160. Në anën tjetër francezët e Bou de Marnhac ishin kundër sepse kishin përgatit të jetë Hashim Thaçi kryeministër.

1161. Hashim Thaçi shpallë pavarësinë më 17 shkurt 2008.

1162. Pyetja parë: pse Hashim nuk shpalle Referendum për pavarësinë e Kosovës dhe ndarje nga Serbia?

1163. Pyetja dyte: pse Serbia shpalli referendum për Kosovën si pjesë të sajë më 29 tetor 2006?

1164. Në referendumin e Serbisë konfirmohet se Kosova është një entitet i patjetërsueshëm i Serbisë dhe nuk mund të pretendoj në Pavarësi.

1165. Serbia bëri referendumin për Kosovën, e Kosova jo, pse?

1166. Pse në shpallje të pavarësisë nuk ke kërkuar ndarjen e Kosovës nga Serbia?

1167. Në pikën 5, të shpalljes së pavarësisë pranon Rezolutën 1244, apo jo?

1168. Në pikën 8, të shpalljes së pavarësisë pranon Aktin final të Helsinkit për mos ndryshimin e kufijve ndërkombëtar të Serbisë, apo jo?

1169. Hashim Thaçi nuk ka shpall ndarjen nga Serbia, por e ka forcuar me Rezolutën 1244 dhe Aktin Final të Helsinkit.

1170. Për të thjeshtuar, Hashimi ka shpall një Republikë në territor të Serbisë.

1171. Jemi Republika e Kosovës Serbe.

1172. Një territor me 2 qeveri, qeveria e Beogradit dhe qeveria e Prishtinës.

1173. Serbia ka vendos me referendum se Kosova nuk mund të bëhet e pavarur dhe Kosova është pjesë e saj.

1174. Kosova ka vendos të mos ndahet nga Serbia duke përmend rezolutën 1244 dhe Aktin Final të Helsinkit.

1175. Pse Hashim e rren popullin?

1176. Pse nuk i tregon të vërtetën?

1177. Kur shpalle pavarësinë në Kuvendin katastrofal të Kosovës, Serbia përanditi planin për veprim të Kosovës.

1178. Samarçiq kishte projektuar me 19 shkurt 2008 një plan 6 pikësh për të shfuqizuar shtetësinë e Kosovës, apo jo?

1179. Plani ishte dërguar në OKB nga Boris Tadiqi me datën 8 nëntor 2008, apo jo?

1180. Qëllimi i planit a ishte të formësoj statusin e ardhshëm të Kosovës?

1181. Çka është plani 6 pikësh?

1182. 6 pikat, a janë ripohimi i kontrollit të përgjithshëm të UNMIK-ut në fushat kryesore të pushtetit shtetëror?

1183. Heqja prerogativëve shtetërore të Kosovës në këtë kontekst mohon shtetësinë e Kosovës.

1184. Nëse nuk kemi të drejta shtetërore, atëherë kuptohet se jemi pjesë të një shteti tjetër?

1185. Do të thotë kjo një «AUTONOMI» për Kosovën.

1186. Plani 6 pikësh është një statut të autonomisë në sektorët e policisë, drejtësisë, doganave, cirkulimit të lirë.

1187. Policia e Kosovës është polici e Republikës së Kosovës, por në kuadër të një shteti të decentralizuar në Beograd.

1188. Do të thotë pas shpalljes së pavarësisë propozimet, emërimet në gjykata, prokurori, polici, dogana të vazhdohen si përpara.

1189. A e konfirmon këtë zëdhënësja Katerin Limdal?

1190. Pse nuk ke informuar popullin se Serbia vendos për prokurorët, gjykatësit e supremes, drejtorët e policisë së Kosovës, drejtoret të AKI?

1191. A është kryeprokuror i Kosovës Ismet Kabashi?

1192. Ismet Kabashi UDB-ash në vitet e ’80-ta shëtiste në Evropë me ambasadorët serb, sot vendos për burgimin e patriotëve.

1193. Ismet Kabashi ishte kundër Republikës së Kosovës e tash kinse e shërben Kosovën!

1194. Ismet Kabashi shërbente shtetin përpara.

1195. Ismet Kabashi shërben shtetin edhe sot, sepse Serbia është shtet në Kosovë.

1196. Kemi rastin, Nazmi Mustafës.

1197. Qeveria dëshironte të krijon një Task-force kundërkorrupcionin dhe kërkonte një prokurorë.

1198. Ministria e Drejtësisë të shtetit serb dërgon nga Beogradi, Nazmi Mustafën.

1199. Nazmi Mustafa ka punuar për drejtësinë serbe deri në fund të luftës së Kosovës. Në mbarim, shkon dhe vazhdon punën e tij në Beograd.

1200. Institucionet e Kosovës nga UNMIK-u deri sot bashkëpunojnë për krijimin e institucioneve të Kosovës me emërime të personelit lojal të Serbisë nga institucionet qendror të Beogradit.

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat