Demanton Gucati: Asnjë marrëveshje me asnjë avokat turk nuk është në plan të bëhet nesër

Politika

Demanton Gucati: Asnjë marrëveshje me asnjë avokat turk nuk është në plan të bëhet nesër

Nga: K.M Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:36
Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK

Një lajm që ka qarkulluar gjatë ditës së sotme nëpër media ku thuhej se “Nesër pritet që midis organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe disa avokatëve nga Turqia, të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e të ftuarve nga Gjykata Speciale. Detaje nga kjo marrëveshje do të bëhen publike gjatë ditës së nesërme”, dej të jetë plotësishtë e pa vërtetë.

Në një prononcim për “Bota Sot”, kryetari i Veteranëve të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati ka hedhur poshtë pohimin se nesër pritet të nënshkruhet ndonjë marrëveshje me ndonjë grup avokatësh turk, ai ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë marrëveshje sa i përketë OVL-UÇK, dhe gjithkush që flet në emër të kësaj organizate për ndonjë marrëveshje të tillë, është një e pavërtet e madhe.

“Me përgjegjësin më të madhe të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ju them se organizata jonë as nuk ka nënshkruar, e as nuk do të nënshkruaj kurrëfarë marrëveshje me kurrëfarë avokati turk. Mund të ketë ndonjë organizatë lokale, ndonjë matrapaz i cili dëshiron të bëjë ndonjë punë kokë më vete, por një gjë e till në mënyrë kategorike është e pa vërtetë”, ka thënë Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat