Kelmendi: Republika e jonë të veprojë mbi bazën e shtetit

Politika

Kelmendi: Republika e jonë të veprojë mbi bazën e shtetit

Nga: D.B Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 20:43
Muhamet Kelmendi 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, në vazhdimësi po i bëjnë presion kryeministrit Ramush Haradinaj, për ta hequr taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe atyre nga Bosnje e Hercegovina.

Këtë e dëshmon edhe takimi i së dielës në shtëpinë e Thaçit ku ishin pjesëmarrës edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, zëvdendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli etj.

Nga ana tjetër lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka përpiluar disa pika, dhe ua ka dorëzuar liderëve të koalicionit propozimin për pezullimin e taksës ndaj Serbisë për 120 ditë.

Zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Muhamet Kelmendi ka thënë takimet e tilla tërësisht kanë qëllime në ndikimin e heqjes apo suspendimin të taksës për një kohë të caktuar.

Ai ka potencuar bisedimet e vetë-kryera nga faktori ndërkombëtar kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe sipas këtij faktori taksa 100% po pengon zhvillimin dhe përfundimin.

“Haradinaj ka deklaruar se taksa nuk është kundër bisedimeve dhe SHBA-ve etj, por është kundër veprimtarisë destruktive dhe armiqësore të Serbisë. Por pavarësisht kësaj faktori ndërkombëtar vetëm ndaj Kosovës ka rritur presionin. Serbia me qindra kushte nuk po gjendet nën presion dhe për këtë nuk dihet shkaku. Andaj pikërisht për këtë mendoj se ka ardhur koha që Republika e jonë të veprojë mbi bazën e shtetit. E sa do të mbahet mbetët të shikohet në ditët në vazhdim ka thënë “, Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat