Albin Kurti shënjestra e shërbimeve të huaja, ja çfarë mund të bëjnë për ta parandaluar ardhjen e tij në pushtet

Politika

Albin Kurti shënjestra e shërbimeve të huaja, ja çfarë mund të bëjnë për ta parandaluar ardhjen e tij në pushtet

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 shkurt 2019 Në ora: 10:35
Albin Kurti

“Për sa i përket asaj se a është Kurti i rrezikuar nga mbetjet e UDB-së mendoj se Albini e ka përkrahjen e popullit dhe jam e bindur se shumë shpejt do të jenë të rrezikuar vetëm ata që do të guxojnë të luajnë me sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. Në Kosovë veprojnë shumë shërbime të huaja dhe rreziku është i vazhdueshëm, pra aty ku është rrezikuar duhet të jetë i “rrezikuar”, ka thënë deputetja  Drita Millaku.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po konsiderohet si i vetmi lider në Kosovë që mund të marr pushtetin aktualisht,  kjo për faktin se ai është i vetmi lider në Kosovë që i sfidon dhe ua rrezikon pushtetin Klanit “Pronto”.

Si rrjedhojë e kësaj, njohës të rrethanave politike në vend, konsiderojnë se Kurtit mund t`i rrezikohet edhe jeta nga kundërshtarë poltik, të cilët i frikësohen ardhjes së tij në pushtet.

Një kundërshtim i hapur Kurtit po i vije edhe nga gazetari Baton Haxhiu, i cili Lëvizjen Vetëvendosje e ka etiketuar edhe si “organizatë kriminale”.

Derisa,  Kurti në një deklaratë të tij, ka shënjestruar dhe hedhur akuza Haxhiut, duke thënë se ai ka lidhje me eksponentë të caktuar të Shërbimit Shtetëror të Serbisë, por nga ana tjetër ka edhe ndikim të madh në Tiranë.

Ai e quajti Haxhiun si ndërmjetësuesin e Beogradit në Tiranë.

"Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit ndërmjetësues është Baton Haxhiu, i cili dikur ishte ndërmjetësues mes Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror Ivica Stanishiç. Ky person ka një fuqi edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë, e të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmë, por kur një enigmë zgjatet shumë bëhet mister. Ky person kaq i urryer në Kosovë të ketë ndikim kaq të madh në Kosovë, që të vinte puna që nëpërmjet Kosovës të kishte ndikim Beogradi në Tiranë, këtë kurrë se kisha menduar", është shprehur Kurti në Neës24.

Kelmendi: Kurti ka biografi të pastër

Analisti politik dhe profesori i shkencave të politikës, Jeton Kelmendi, ka thënë për “Bota sot” se Albin Kurti aktualisht është lideri më karizmatik, dhe më i besueshmi  në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Ai e ka quajtur Kurtin njeriun më patriot në skenën politike.

Image
Jeton Kelmendi

”Liderin Kurti pa dyshim do ta quaja njeriun më patriot në skenën politike dhe njeriun më rezistent ndaj rrezikut, pasi ai është një lider i guximshëm që ju bën ballë çdo sfidë. Kurti ndoshta nuk mund të krahasohet me Presidentin Rogova, pasi ai ishte i përmasave të mëdha dhe mbështetja e tij në arenën ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pushtetit perëndimor ishte shumëfish më e madhe se e Kurtit. Megjithatë vlera të mëdha ka edhe Kurti, ani pse Albin Kurtit nuk është ndoshta në atë masë me Rugovën, por gjithsesi mund të themi se është lider që nuk ka asnjë prejse që e ka dëshmuar dikush për të qoftë për korrupsion apo për ndonjë pikë të keqe, pavarësisht  të ligave që deshën ta njollosin”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, që nga momenti kur Albin Kurti e ka bojkotuar njërin nga “UDB-ashët më të njohur në Kosovë pra Baton Haxhiun, natyrisht se mund ti kanoset edhe ndonjë rrezik”.

“Lideri më i madh, Albin Kurti, u deklaruar haptas në vazhdimësi edhe kundër ushtarëve të Baton Haxhiut- Hashim Thaçi dhe Edi Rama, ku edhe i lidhi me Serbinë. Pra UDBA-shi Baton Haxhiu, është një KUMBARË, i cili që në vitet e 90-ta ka tentuar që edhe Presidentin Rugova ta fus në këto ujëra të zeza, por pati dështuar. Kurse me këta dy lider të korruptuar në radhë të parë, dhe jo adekuatë për postet që i mbajnë si kryeministri Edi Rama, dhe presidenti Thaçi  të cilët edhe janë njerëzit e Baton Haxhiut dhe të Serbisë, bën gjithçka me ta. Pra, ky veprim i Kurtit është një akt i madh sepse Albin Kurti, haptazi po e denoncon UDBASH-in Haxhiu dhe natyrisht se bashkëpunëtoret e tij mund të reagojnë në mënyra të ndryshme”, ka thënë Kelmendi.

 Ai vlerëson se ideja më e mirë tani është që të krijohet një mbështetje masive dhe një bllok i pastër opozitar me mendim të ri rreth Kurtit dhe paraqitjeve tjera këtu.

“Akti më sublim tani për tani, do të ishte shkarkimi i presidentit Thaçi si pikë e parë, e pastaj dorëheqja e Ramush Haradinajt, si  dhe shkuarja në zgjedhje, por jo assesi pa e shkarkuar presidentin Thaçin nga pozita, pasi Thaçi atëherë do ta keqpërdor edhe më shumë pozitën e tij, dhe do të vazhdonte tregti edhe më tutje me tokën e Kosovës. Kurse, sa i përket rrezikshmërisë Albin Kurti nuk mendoj se do të rrezikohet shumë aq sa ishte i rrezikuar dikur presidenti Rugova, për vet faktin se Kosova tani ka institucione, Shërbimin Inteligjent dhe të gjitha Institucionet tjera të sigurisë. Dhe në qoftë se deri më tani janë shtyrë dhe nuk janë bëra  hetimet për krimet e pasluftës, për krimet pulitke nga maskat që lidhjen me subjektet e caktuara, tani nuk besoj se mund të ndodh një gjë e tillë. Por gjithsesi nuk do të thotë që Kurti nuk është i pa rrezikuar, por megjithatë nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri të lartë”, ka thënë Kelmendi.

Kurti tani për tani është njeriu më i besuar tek qytetarët e Kosovës

Ai ka shtuar se, nëse Lideri Albin Kurti do të vijë në pushtet, atëherë ai do të jetë e vetmja shpresë që mund ti tërheq hajdutët e politikës.

“Nëse Kurti vjen në pushtet atëherë gjërat do të ndryshojnë, pasi Kurti tani për tani është njeriu  më i besuar tek qytetarët e Kosovës, madje këtë e dëshmuan edhe sondazhet e zgjedhjeve të fundit në vend. Mekanizmat e Thaçit janë disa me shkop, e disa me karrocë, po ashtu edhe  joshja pak a shumë edhe e Isa Mustafa e Ramush Haradinaj që pranuan të bëhen kryeministra kukulla, kësisoj dyshoj se do të mund ta udhëhiqnin këtë vend. Por, tani ka një vetëdijesim të Ramush Haradinaj për tu kthyer për së mbari, por se do të vazhdon në shërbim të djallit Thaçit e Veselit është çështje e tij personale e zgjedhjes së tij, ku mbetet të shihet”,  ka thënë Kelmenidi.

Millaku: Në Kosovë veprojnë shumë shërbime të huaja dhe rreziku është i vazhdueshëm

Kurse deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë se Albin Kurti, gjithë kohën është në luftë politike, kundër atyre që po mundohen për të realizuar projektin e Serbisë së madhe.

Image
Drita Millaku

“Binomi Hashim Thaçi dhe Edi Rama duke dashur që të realizojnë këtë projekt nuk po zgjedhin forma dhe metoda nga ato më perfidet. Albini është në shërbim të popullit dhe ai asnjëherë nuk ka jetuar nga frika, madje nuk ka pasur frikë nga asgjë. Për sa i përket asaj se a është i rrezikuar nga mbetjet e UDB-së mendoj se Albini e ka përkrahjen e popullit dhe jam e bindur se shumë shpejt do të jenë të rrezikuar vetëm ata që do të guxojnë të luajnë me sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. Në Kosovë veprojnë shumë shërbime të huaja dhe rreziku është i vazhdueshëm, pra aty ku është rrezikuar duhet të jetë i “rrezikuar”, ka thënë deputetja  Drita Millaku.

Krasniqi: Albin Kurti do të duhej të mbrohej nga çdo lloj rreziku që do të mund t'i kanoset

Nga ana tjetër, politologu Faik Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti është i vetmi lider në Kosovë që i sfidon dhe ua rrezikon pushtetin Klanit “Pronto”.

Sipas tij, ky klan mafioz ka bërë çmos deri më tash që ta denigrojë figurën e tij, sepse ata janë shumë të vetëdijshëm që Albin Kurti është afër e më afër të bëhet kryeministër i Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

“Albin Kurti nëse do të bëhet kryeministër, do të thotë që hajnat e kriminelët e PDK-së do t`i fus drejt në burg. Ata do të mundohen me mënyra të ndryshme që ta sfidojnë Albin Kurtin, në mënyrë që ai mos t'i fitoje zgjedhjet, madje do shpifin e do gënjejnë gjithçka kundër tij. Gjithë propagandën mediatike dhe servilet e tyre, do i përdorin kundër tij. Po ashtu do ta  përdorin edhe këlyshin e tyre dhe bashkëpunëtorin e UDB-se, Baton Haxhiun. Dhe për ta ndaluar Kurtin do të përdorin lloj-lloj metoda. Padyshim që Albin Kurti është në rrezik nga këta hiena, sepse e dinë fare mirë se çfarë ndodh me ta kur Luani ngjitet në front. Po të kishim organe të sigurisë të pa ndikuara politikisht, Albin Kurti do të duhej të mbrohej nga çdo lloj rreziku që do të mund t'i kanoset“, ka thënë politologu Faik Kransiqi.

Shahu: Nuk është tronditje e madhe pse Batoni avokaton interesa serbe, pasi janë gjëra të ndodhura dhe herëve tjera

Kurse, analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë çdo gjë e vlen të diskutohet përveç krahasimit me Rugovën nuk krahasohet, sepse Rugova drejtonte Kosovën duke bërë aleancë shpirtërore me qytetarin si Zoti.

Megjithatë sipas analistit Shahu, Albin Kurti ka shansin dhe rastin historik të nxisë dhe të drejtojë protestë të fuqishme popullore për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Image
Rexhep Shahu

“Unë pa dyshim se besoj në talentin e tij dhe në gjithë shqiptarët kudo që janë përveç shokëve e zyrtarëve të Hashim Thaçit, që për karrigen e b*th*s së tyre  japin veriun e Kosovës. Megjithatë, nuk besoj se Kurti mund të rrezikohet vetëm  pse përplaset me Baton Haxhiun. Nuk është tronditje e madhe pse Batoni avokaton interesa serbe, pasi janë gjëra të ndodhura dhe herëve tjera. Megjithatë Serbia tronditet nëse i zbulon spiunet e fshehtë pasi për ata të zellshmit, që vet zbulohen nuk ka ndonjë dhimbje të madhe. Albini derisa vjen me përkrahë protesta studentësh në Tiranë, ta sigurojë që edhe protestuesit do ta ndalojnë copëtimin e Kosovës, edhe pse do gjë tjetër zgjidhet e rregullohet por territori nuk kthehet më”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat