Kush humbi dhe kush fitoi nga greva në arsim?

Politika

Kush humbi dhe kush fitoi nga greva në arsim?

Nga: D. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:05
Ilustrim

Nxënësit humbën tri javë mësim, kurse studentet përveç se humbën ligjëratat ata humbën edhe afatin e muajit janari. Greva në opinion interpretohet në forma dhe mënyra të ndryshme, por duhet ditur një gjë se nga kjo e fundit në Kosovë më së shumti humbën nxënësit dhe studentet.

Kështu ka vlerësuar opinionisti Milazim Maraj, i cili në një prononcim për  “Bota sot”  ka thënë se greva përfundoi më një vendim të SBASHK-ut dhe ky vendim i shprehur në formë verbale ishte vetëm me një fjali.

“Gjithçka përfundoi me një fjali : “ Greva përfundoi dhe nxënësit nga e dita e hënë do të shkojnë në shkollë. Oferta e fundit është më e përafërta më kërkesat tona” kishte thënë kryetari i SBASH-ut. Por kjo fjali nuk është e mjaftueshme për atë kohë se çfarë humbën studentet dhe nxënësit. Kjo ofertë ishte ende pa filluar greva më ndërprerje të mësimit. Atëherë lind pyetja se përse vallë krerët e Institucioneve të Arsimit nuk u pajtuan në fillim që të mos kishim humbje mësimi? Pse nuk e bën një veprim të tillë më parë kur dihet se është në dobi të nxënësve dhe studentëve tanë. Por tani, ka mbretëruar një heshtje  e njerëzve dhe  sikur  nxihen në faj dhe nuk bisedohen më gjërat që u realizuan kërkesat e tyre, por vetëm çështja, se sa po të del ty paga mujore? Dhe nga ana tjetër kryetari i këshillit të prindërve heshtë!!!??. Vallë pse duhet të ndodh kjo, kur dihet se këtë heshtje ia kompensoj dikush”, ka bërë pyetjen opinionisti Maraj.

Sipas tij, ky kryetarë do të duhej të thërriste kryetaret e këshillave të prindërve, madje edhe të këshillave të shkollës që edhe ata janë prindër dhe të analizohen humbjet nga greva më ndërprerje mësimi, e thirrur nga kryesia e SBASHK-ut.

Image
Milazim Maraj

“Pas analizës duhet të kërkohet përgjegjësi juridike për këtë humbje të madhe dhe të pa nevojshme. Këshillat e prindërve që janë mjaftueshëm të ngritur, ata duhet të jenë në nivel të mbrojtjes së interesit të fëmijëve të tyre që humbën kaq shumë mësim pa asnjë arsye apo faji të tyre. Këtë e kanë, obligim zyrtarë si njerëz të zgjedhur në këto këshilla. Lind pyetja se kush fitoi këtu dhe kush humbi???!. A ka fitues? Nëse ka atëherë duhet të dilet hapur dhe të thuhet se më këtë Grevë më ndërprerje mësimi fituan  kush e tek. Por dihet se fitues të drejtpërdrejt nuk ka, si duket ka fituar taktika politike që zhvillohet brenda shtyllave të shtetit; Parlament, Presidencë dhe Qeveri”, ka thënë Maraj.

Ai konsideron se kjo është një “fitore” momentale që pason humbjen e madhe në ngritjen e cilësisë në arsim dhe jo vetëm kaq.

“Pason në një çrregullim të gjendjes edhe kështu të çrregulluar dhe kjo po ndodhë kur është nevoja kulmore për veprime të urta, të menduara mirë dhe të peshuara me shumë kujdes dhe analizë! Greva më ndërprerje mësimi në arsim dendësoj edhe më shumë mjegullën politike në Kosovë, komprometoj nivelin intelektual të Kosovës dhe nxori para opinionit si të pa rëndësishëm ose jo adekuat për besimin që i është dhënë. Tërë kjo vetëm sa përuli besimin në opinionin e vendit dhe vuri në dyshim nëse shqiptarët bëjnë apo nuk bëjnë shtet. Janë shtet formues apo matrapaz. Janë të guximshëm të marrin përgjegjësi me nderë, apo frikac që dorëzohen para lakmisë dhe ngatërrohen në pasojat e gabimeve të tyre biografike. Në këtë rast ka disa rrugë:  Të vlerësohet drejt greva?  Të shpallet humbja fitore ? Të heshtët sikur diçka që nuk duhet të trajtohet”, ka thënë Maraj.

Sipas tij, vetëm vlerësimi i drejt më humbje dhe fitore shërben për të nxjerr mësime që të mos përsëriten gabime të tilla më pasoja për ardhmërinë e popullit dhe vendit .

“Arsimi nuk duhet të përdoret për të krijuar mjegull sa herë që për këtë ndjejnë nevojë krijuesit e humbjeve dhe krimit. Arsimi duhet të prodhoj dritë dhe largpamësi në këtë hapësirë të Evropës dhe Botës të trazuar pa ndërprerë nga Rusia dhe Serbia”, ka thënë opinionisti Maraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat