Befason Murat Jashari: Kushtetuta e Kosovës u përgatit në Beograd

Politika

Befason Murat Jashari: Kushtetuta e Kosovës u përgatit në Beograd

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:39
Murat Jashari

Murat Jashari në vazhdimin e pyetjeve drejtuar Hashim Thaçit, thotë se, Kushtetua e Republikës së Kosovës është përgatitë në Beograd, ndërsa për ta mashtruar popullin e Kosovës, thotë se kanë bërë konsultime me shoqëritë civile në gjithë Kosovën.

Qëllimi sipas tij, ishte që t’i mbushet mendja popullit se Kushtetua është bërë nga vetë shqiptarët.

“Kur është krijuar komisioni për përpilimin e projekt-kushtetutës janë bërë intervenime për ta futur Rezolutën 1244, Aktin Final te Helsinkit dhe sidomos te evitohet te përmendet lufta e UCK-së. Këto ishin parimet e Serbisë për Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rezoluta 1244 njeh Kosovën si një njësi vetëqeverisëse në kuadër të Serbisë. e këtë, Kosovës iu la e drejta të shpall Republikë në territor të Serbisë sepse Kosova nuk ka kërkuar ndarje nga Serbia. Me këtë mendim të gjykatës, e kënaqe popullin Hashim. Serbia fiton ligjet, obligimet ndërkombëtare dhe paraqitet e pakënaqur”, thotë Jashari në pyetjet drejtuar Thaçit.

Vëllai i komandantit Ismet Jashari “Kumanova” tutje e pyet edhe për dialogun me Serbinë.

Ai pyet se pse duhet të bisedohet me Serbinë kur kjo e fundit nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Lexojeni vazhdimin e pyetjeve të radhës:

1201. Në drejtësi, polici, shërbimi sekret vijnë listat me CV se kush banë dhe kush nuk banë të punoj, dhe institucionet e Prishtinës vetëm i zgjedhin numrin e duhur sipas nevojave.

1202. Ban Ki Moon propozon planin në OKB dhe votohet nga Këshilli i Sigurimit me datën 26 Nëntor 2008.

1203. Prej asaj date nuk thirret plani Samarçiq, plani «presidencial» të Tadiqit por thirret plani Ban Ki Moon.

1204. Paralelisht Serbia kishte iniciuar në Gjykatën Ndërkombëtare një pyetje lidhur me të drejtën e shpalljes se njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.

1205. Më datën 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep «mendimin» se shpallja e pavarësisë nuk ka shkel të drejtën ndërkombëtare, as Rezolutën 1244, as kornizën kushtetuese si dhe kushtetutën e Serbisë.

1206. Në rezolutë 1244 Kosova është Serbi.

1207. Në kornizë kushtetuese Kosova është Serbi.

1208. Në Kushtetutë të Serbisë Kosova është Serbi.

1209. Në Kushtetutë të Kosovës, Kosova është në territor të Serbisë. (Rezoluta 1244 është në kushtetut dhe akti final të Helsinkit)

1210. Askush nuk e ndalë askënd të shpall çka të donë. Kjo është një rezume të mendimit të gjykatës ndërkombëtare.

1211. Kushtetuta e Kosovës është përgatitë në Beograd.

1212. Për ta mashtruar popullin në Kosovë kanë bërë kinse konsultime me shoqërinë civile në gjithë Kosovën.

1213. Qëllimi ishte t’i mbushet mendja popullit se ajo kushtetutë e Kosovës është bërë nga vetë shqiptarët.

1214. Kur është krijuar komisioni për përpilimin e projekt-kushtetutës janë bërë intervenime për ta futur Rezolutën 1244, Aktin Final te Helsinkit dhe sidomos te evitohet te përmendet lufta e UCK-së.

1215. Këto ishin parimet e Serbisë për Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

1216. Rezoluta 1244 njeh Kosovën si një njësi vetëqeverisëse në kuadër të Serbisë.

1217. Me këtë, Kosovës iu la e drejta të shpall Republikë në territor të Serbisë sepse Kosova nuk ka kërkuar ndarje nga Serbia.

1218. Me këtë mendim të gjykatës, e kënaqe popullin Hashim.

1219. Serbia fiton ligjet, obligimet ndërkombëtare dhe paraqitet e pakënaqur.

1220. Hashimi fiton mendime dhe kënaq popullin me gënjeshtra me vite.

1221. Serbia vazhdon presionin duke thënë se është i pakënaqur me mendimin e gjykatës ndërkombëtare.

1222. Si pasoj qeveria e Beogradit punon mbi një projekt-rezolutë shumë të rrezikshme për ndërkombëtarët.

1223. Qeveria serbe kishte përgatitë një rezolutë për ta prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në shtator 2010.

1224. Ajo Rezolutë kërkonte votën mbi të drejtën ose mundësin e ndarjes të një territorit administrativë nga shteti.

1225. Fitorja e Serbisë ishte e sigurt, sepse shumica e shteteve kanë minoritete dhe kishin votuar kundër «secesioni» apo «separatismit».

1226. Problemi ishte i madh për ndërkombëtarët sepse rreziku ishte se shqiptarët mund të zgjohen nga gjumi dhe të kuptojnë se nuk janë shtet por janë pjesë e Serbisë.

1227. BE kishte frikë nga reagimet e popullit shqiptar, dhe ofroj Serbisë që të formulojnë bashkërisht një rezolutë.

1228. Në shtator 2010, BE dhe Serbia propozojnë një Rezolutë në OKB për rifillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

1229. Kjo është arsyeja, pse duhet të bisedohet me Serbinë!!!!

1230. Në kuadër të bisedimeve duhet të gjendet statusi i Kosovës në kuadër të Serbisë.

1231. Në kuadër të bisedimeve duhet të definohen marrëdhëniet mes pushtetit lokal dhe pushtetit qendror.

1232. Në kuadër të bisedimeve duhet të normalizohen marrëdhëniet mes pushtetit lokal dhe pushtetit qendror.

1233. Negociatat a formësojnë statusin ardhshëm të Kosovës?

1234. A deklaron të njëjtën gjë Tadiqi?

1235. A deklaron për mes të negociatave jemi duke përcaktuar kuadrin ligjor të krahinës së Kosovës ?

1236. Catherine Ashton a deklaron se nuk ka garanci se nuk do të diskutohet për statusin dhe integritetin territorial të Kosovës? (15 shkurt 2012 RTK)

1237. Ne tjetrën anë, na gënjen zotëri kryeministri!!!

1238. A na gënjen duke deklaruar se nuk bisedohet për statusin?

1239. Ne hyjmë në bisedime kur BE si organizatë nuk na njehë?

1240. Ne hyjmë në bisedime me Serbinë kur Serbia nuk na njehë?

1241. Ne hyjmë në bisedime falë rezolutës së BE me Serbinë në OKB?

1242. Ne hyjmë në bisedime me ndërmjetësim të BE kur dimë se janë serbofila në pozitat kyçe? Jelko Kacin raportues i PE (Slovakise), Arnaud Danjean për siguri, Bou de Marnhac për EULEX dhe shumë tjerë…

1243. Ministri për çështjet Evropiane të Holandës Timmermans a deklaron: shtetet e BE kanë njohur Kosovën sa për sy e faqe. Evropa ka njohur vetëm për të mos destabilizohet rajoni asgjë tjetër. (ëikileaks 31 janar 2011)

1244. Pasi fillove negociatat me Serbi, a deklaron tash Ban Ki Moon statuti i Kosovës është i rregulluar nga rezoluta 1244 të KS të OKB? (21 korrik 2012)

1245. Apo përputhen këto fakte juridike, fakte deklarative, dhe veprimet tua Hashim se statusi jonë është Rezoluta 1244 ose Rambujeja, Kosova ka mbetur Serbi!!!!!

1246. Jelko Kaqin kryetar i delegacionit të parlamentit Evropian për Evropë Jug-lindor, a deklaron: «Kosova do të mbetet një tërësi politike dhe administrative në tërësinë shtetërore të Serbisë të decentralizuar dhe modern»?

1247. Enver Hoxhaj a deklaron se prezantimi i Kosovës në Këshill të Sigurimit të OKB bëhet si UNMIK më datën e 25 shkurtit 2012?

1248. Kjo, a është pranimi i Kosovës si pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244?

1249. Jeremiqi a deklaron më 27 korrik 2012: «Garantimi i sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën është Rezoluta 1244 . Çdo marrëveshje që arrihet duhet të konfirmohet në OKB».

1250. Këshilli Evropian, a deklaron më datën 26 shtator 2012 Kosova e prezantuar me Fusnotë nuk do të hyjë në marrëdhënie me BE si shtet?????

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat