“Mic Sokoli përballë topave të armikut”: Kurtin mund ta rrezikojnë vetëm klanet mafioze politike në Kosovë

Politika

“Mic Sokoli përballë topave të armikut”: Kurtin mund ta rrezikojnë vetëm klanet mafioze politike në Kosovë

Nga: D. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:31
Albin Kurti

Albin Kurti sot është lideri më karizmatik në Kosovë dhe më gjerë. Edhi në skenën politike përmes formimit të LVV, e cila sot për sot në Kosovë është partia më e avancuar dhe më e respektuar.

Kështu ka vlerësuar profesori Binak Maxharraj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Albin Kurti është lider i cili nuk u prinë dallgëve në Kosovë por del përball tyre si dikur Mic Sokoli, kur u dilte përball topave të Armikut.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Ky është njeriu i cili e sheh më së miri realitetin në Kosovë dhe i cili përballet me baticat dhe zbaticat politike në Kosovë të cilat më shumë e dëmtojnë Kosovën të udhëhequr nga Klanet e ndryshme mafioze duke filluar qe na Shtabi i Rognerit, Klanit “Pronto” dhe SHIK-ut. Të gjitha këto Klane mafioze në Kosovë që gati 20 vite pas çlirimit nuk qenë asnjëherë në shërbim të Kosovës por në shkatërrimin e saj, duke e vjedhë plaçkitë. Pra të gjitha këto Klane të cilat erdhën në pushtet në Kosovë përmes mbeturinave Enveriste të instaluara në Tiranë të tipit Nano, Klosit, Milo, Mejdanit nuk i sollën asgjë të hajrit Kosovës, por vetëm varfërim dhe mjerim të popullsisë e cila për çdo ditë po ikë nga Kosova ose vetëvriten sepse nuk e kanë një kore bukë për vocërraket e tyre”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai ka thënë se të gjitha këto veprime mafioze i ka parë me kohë Albin Kurti,  i cili i është kundërshtuar devotshmërisë nëpër mitingje dhe protesta të ndryshme.

“Pra rritja e Albin Kurtit si lider u bë nëpër protesta i cili nuk duronte as se si planet e Klaneve të ndryshme të korruptuara në Kosovë të cilat asaj i sillnin më shumë dëme sesa dobi, e që këto Klane ishin dhe vazhdojnë të jenë të kapura nga agjentura të ndryshme të jashtë, vazhdojnë të jenë në shërbim të tyre. Pra çdo kund si në rrugë, ashtu edhe në Parlament Albin Kurti e ngrite zërin e arsyes për ta mbrojtur qenien e Kosovës si shtet. Ai gjithherë ishte kundër projekteve të ndryshme që e dëmtonin Kosovën, siç janë Marrëveshjet e ndryshme të bëra nga kuislinku serb Hashim Thaçi”, ka thënë profesor Dr. Maxharraj.

Sipas tij, Albin Kurti edhe sot e kësaj dite është një digë e fortë kundër vrasjes së shtetit nga këto klane, të cilat po dojnë ta coptojnë, dhe ta ndajnë Kosovën  vetëm e vetëm për ti dalë në ndihme Serbisë për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Dihet se krijimi i Serbisë së madhe ishte Projekt madhështor i kriminelit Milosheviq, që tani hapave të tij po shkon dyfish edhe krimineli Aleksander Vuçiq i cili me interesat e tij, po e hipnotizon gjarprin. Të gjitha këto veprime të liderit Albin Kurti e bëjnë atë një lider të dëshiruar dhe të respektuar, sepse populli po e sheh si të vetmen shpresë për ti dal zot atdheut. Pra është pikërisht Albin Kurti i cili sot ne skenën politike në Kosovë është i pa mposhtur. Megjithatë, Albin Kurti nuk mund të krahasohet me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova pasi ai ishte një dhe mbetet një lider i përmasave botërore, i cili punoi jo për veten por vetëm për Kosovën. Rugova e njoftoi Kosovën nëpër botë, madje lidhi edhe ura miqësije me shumë vende të botës, e sidomos me Amerikën i cili thoshte në të gjitha rrugëtimet do të jemi së bashku me Amerikën. Dhe në realitet ashtu doli, pasi Amerika i ndihmoj Rugovës që ta çliroi Kosovën. Dhe mu për këtë Presidenti Ibrahim Rugova, jo pak herë ishte i rrezikuar, ishte në shënjestër nga armiqtë e tij të brendshëm që përmes shumë antentatëve. Ishte i rrezikuar nga ata armiq qq sot si katila që janë paftyrësishtë i përkulën para varrit te tij. Pra, Ibrahim Rugova mbetet përgjithmonë në mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Kosovës, dhe mbetet një njeri i madh dhe vlerë kombëtare e Kosovës”, ka thënë profesor Maxharraj.

Por nga ana tjetër, profesor Maxharraj thotë se edhe Lideri Albin Kurti është në epiqendër të veprimtarisë së tij për Kosovën, pasi ai nuk luftoi asnjëherë  për pusht,  por për shtet.

“Albin Kurti  duke e parë  rrugën se kah po shkon Kosova e kapur nga mafia politiko-ekonomike me ngulim i kundërpërgjigjet tendencave të tilla, madje i luftoi ato  dhe nuk u frikësuar asnjëhërë nga askush. Ai të gjitha këto sfida i bëri me të vetmin qëllim që ta nxjerrë Kosovën në pellgun e xhunglës që ka rënë. Prandaj, këtij njeriu i beson edhe populli dhe kurdoherë populli do ta nxjerr Albinin si njeriun më të votuar në Kosovë, i cili pritet që së shpejti të jetë edhe Kryeministër i saj. Ngritja dhe rritja e Albin Kurtit nuk është duke ju pëlqyer aspak Klaneve mafioze, që e kanë kap Kosovën. Ata po përpiqen që në çdo mënyrë ta degradojnë, dhe tia ulin rejtingun e tij. Por është e kot, sepse sa më shumë që janë kundër Albin Kurtit, aq më shumë janë kundër vetes , sepse krejt ajo po u kthehet në bumerang”, ka thënë profesor Binak Maxharraj.

Sipas tij, më të pashpirtët kundër Kurtit janë Shtabi i Rognerit dhe Klani Pronto, të cilët po e shohin si rrezik permanent Albin Kurtin.

“ Të lartpërmendurit Kurtin po e shohin si rrezik permanent ngase ai po ua rrezikon karrikat, madje po i rrezikon edhe nga përgjegjësia që ata duhet të japin para popullit për këtë katrahurë  që e kanë bërë me Kosovën. Më i zëshmi ndër ta është Presidenti Hashim Thaçi të cilin siç duket as gjumi nuk po e zënë duke zgjedhë mënyra dhe metoda për denigrimin e Albin Kurtit. Bile, mjerimi i tij mendor dhe intelektual e tregoi kur ishte njëfarë dëshmitari i kurdisur në gjykimin e “Syrit të Popullit” i cili haptas u doli atyre që e kishin vu në listë për likuidim për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën se ata gjoja së bashku me LVV qëndrojnë prapa “Syrit të Populli2”, ka thënë Maxharraj.

Ai ka thënë se në media dhe portale është duke u zhvilluar një fushatë kundër LVV dhe Albin Kurtit, ku Thaçi shkoi aq larg saqë e quajti Kurtin edhe anti-amerikan.

“Po ua përkujtojë këtyre mjeraneve që nuk shohin më larg se nga hunda e tyre, se anti-amerikan me të përbetuar ishin Sllobodan Millsheviqi, Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq (me të cilët tani po bisedon Hashim Thaçi), por kur ata edhe pse ishin të farës çetnike kur i fituan zgjedhjet në Serbi, Amerika tha duhet të bisedojë me ta sepse të mirë apo të keq, i ka zgjedhur populli i vet dhe assesi nuk u distancua nga ata. Por Albin Kurti edhe më tutje besohet se është i vetmi lider që mund ta marr pushtetin, sepse është më i besuari i popullit në Kosovë. Fatkeqësisht ai  mundë të jetë edhe i kërcënuar nga ndokush, nga agjentura të ndryshme, të jashtme,  madje edhe nga bandat e ndryshme politiko-mafioze këtu në Kosovë, sepse po u rrezikohet pushtet”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, duhet të dihet një gjë se pos klaneve të ndryshme mafioze në Kosovë, figura më tragjiko-komike në Kosovë është Baton Haxhiu.

“Ky bastard me formë njeriu, është një spiun ordinar si para, ashtu edhe gjatë dhe pas luftës i Serbisë. Spiunimin ky farë mjerani komik e tragjik, e ka traditë familjare. Edhe pse këtë njeri UÇK-ja e kishte në shënjestër për ta likuiduar gjatë luftës, sot ky njeri është pjesë e pandashme e Klaneve që veprojnë në Kosovë dhe në Shqipëri. Kurse tani i njëjte maskë është këshilltar i tyre, bashkëpunon me ta në interes të tyre dhe kundër shtetit. Pra ky njeri sot duket si azgan, madje shëtit lirshëm nëpër Kosovë, Tv. Ai madje në “Klan Kosova” haptas u del në ndihmë shkatërruesve të Kosovës, dhe bënë plane me ta, se si ta ndajnë Kosovën, dhe ta copëtojnë. Ky njeri totalishtë është në shërbim të planeve  ‘Sorosiane dhe Serbo-Ruse”, ka thënë profesor Dr. Maxharraj.

Ai ka thënë se Batoni ky faqezi ka shkuar madje edhe më larg deri në Shqipëri duke u bërë kështu edhe Këshilltar i Kryeministrit greko-serbofilit Edi Rama i cili drejtpërdrejtë është përfshirë në Projektin për ndarjen e Kosovës.

“Ky fare greko-serbofili takohej me Vuçiqin haptas por edhe fshehurazi për t’ia dhënë betimin, dhe besën Vuçiqit se do ti dalë në krah për copëtimin e Kosovës. Po kush është ky farë milet njeri, shizofren, manjak, drogirash që guxon të përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Baton Haxhiu e bënë këtë sepse e ka Hashim Thaçin krah vetes, i cili njëjtë, po e luan rrolin e treshes për ta copëtuar Kosovën. E në mesin e tyre po ua mban “posten” faqeziu me mjekër pak si të kuqe Baton Haxiu, i cili merr guximin që haptas të shfaqet në media me harta dhe skica se sa për qind do të humbë dhe sa do të fitojë Kosova. Po kush është ky njeri, dhe si e mori guximin që të përzihet në punët e Shqipërisë dhe Kosovës, kur de fakto ky nuk përfaqëson askënd, pos qarqet mafioze në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Serbi. Cila është ajo fuqi që i del zot këtij mafiozi dhe e lë shlirshëm të veprojë në xhunglën e spiunazhit”, thotë  profesor Dr. Maxharraj.

Sipas tij, Baton Haxhiu vazhdon të jetë edhe kundërshtari më i madh i Albin Kurtit dhe LVV, të cilën atë pa fije turpi e quan Organizatë kriminalë.

“Albin Kurti ia ktheu përgjigjen këtij farë mjerani duke e quajtur bashkëpunëtor të UDB-ës që edhe ishte dhe është defakto, sepse ishte bashkëpunëtor i besueshëm i antishqiptarit dhe krimineli serb Stanishiq. Por meqenëse Baton Haxhiu është i lidhur me agjenturat e jashtme dhe të brendshme, mund të jetë e mundshme që edhe ky të jetë i përzier në këto kërcënime për jetën e Albin Kurtit. Zhdukjen e Albin Kurtit e dëshirojnë së pari mafia politike në Kosovë sepse ky ua ka zënë rrugën në shkatërrimin e Kosovës. Por zhdukën e Albin Kurtit nuk e dëshiron assesi populli në të cilin ka autoritet të pakontestueshëm, duke i lënë në baltë të gjithë liderët tjerë të pozitës por edhe të opozitës”, ka thënë profesor Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat