Vetëvendosje synon t`i jap fund “epokës së zezë” të Hashim Thaçit  me protesta gjithë-popullore

Politika

Vetëvendosje synon t`i jap fund “epokës së zezë” të Hashim Thaçit  me protesta gjithë-popullore

Nga: Nesib Hoti Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 22:52
Protesta, foto ilustrim nga "Bota sot"

“Kjo situatë duhet ndaluar dhe ndarja dhe dështimi i shtetit të Kosovës duhet parandaluar gjithashtu dhe nëse kjo kërkon protestat si instrument demokratik për të ruajtur kushtetutshmërinë, integritetin dhe sovranitetin e vendit natyrisht që duhet të bëhet dhe duhet përkrahur”,  ka theksuar publicisti Haki Abazi.

Subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon që të deklarohet si e gatshme që të protestojë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të deklaratave të tij për korrigjim të kufirit të Kosovës.

Është shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ai i cili ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes përfundimtare.

Konjufca ndër tjerash ka thënë se në asnjë mënyrë nuk bënë të ketë korrigjim apo shkëmbim territoresh, dhe në rast se një gjë e tillë ndodh, atëherë partia e tij nuk do të rri duarkryq, duke paralajmëruar kështu protesta gjithëpopullore.

Nga kjo parti për gazetën “Bota sot”, kanë thënë tashmë nuk po shohin tjetër mundësi përveç protestave, duke e parë rrezikun e madh që po i kanoset territorit të Kosovës.

Ndërsa, shoqëria civile është e mendimit se kjo situatë duhet ndaluar edhe nëse kjo kërkon protestat si instrument demokratik për të ruajtur kushtetutshmërinë, integritetin dhe sovranitetin e vendit. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat