Zëvendësministrat do ta zhvatin buxhetin e shtetit edhe pas mbarimit të mandatit

Politika

Zëvendësministrat do ta zhvatin buxhetin e shtetit edhe pas mbarimit të mandatit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 shkurt 2019 Në ora: 08:16
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

“Në vend se kjo qeveri të bëjë zvogëlimin e numrit enorm të zv/ministrave, ajo tashmë u dha edhe një privilegj, siç është pagesa e tyre edhe pas përfundimit të mandatit të qeverisë. Pra as më pak e as më shumë, kjo është vetëm një zhvatje e buxhetit të shtetit nga ky koalicion qeverisës”, ka thënë publicisti  Nexhat Haziri për “Bota sot”.

Rreth 80 zëvendësministrat e qeverisë Haradinaj do të vazhdojnë të marrin pagë nga buxheti i shtetit edhe pas përfundimit të mandatit.

Kjo pasi që deputetët e Kuvendi të Kosovës votuar pro amandamentit që ua lejon këtyre zyrtarëve të marrin 70% të pagës, përgjatë 6 muajve pas përfundimit të mandatit.

“Funksionari publik:Zëvendësministri i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizo asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muaj në vlerë prej 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, thuhet në këtë amandamet.

E këtë vendim të Kuvendit e kanë komentuar për “Bota sot”, deputetë nga opozita dhe analistë, duke e konsideruar si dëmshëm.

Millaku: Interesi individual doli para interesit të përgjithshëm

Image
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për “Bota sot” se me këtë vendim, interesi individual doli para interesit të përgjithshëm dhe se zëvendësministra u privilegjuan.

“Zëvendësministrat, e vërtetë  që do të paguhen edhe pasi të iu përfundojë mandati sepse ky koalicion i mbështetur nga PSD e përkrahen. Interesi individual doli para interesit të përgjithshëm, para shumicës së kategorive të cilët u diskriminuan me këtë ligj e këta zëvendësministra u privilegjuan”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Për më tepër, ajo ka thënë se këtë e kanë kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje edhe gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

“Ne si Lëvizje jemi kundër e këtë e kundërshtuar edhe pse kolegia jonë Albulena veç e prezantoi një amendament me anë të të cilit kërkonte që ti ndërpritet ky privilegj zëvendësministrave, nuk kaloi sepse pozita e votoi kundër. Por, nuk është për tu çuditur sepse sa gjatë që rrinë në qeveri veç zhvatje do te shohim nga këta”,  ka deklaruar ajo për “Bota sot”.

Burjani: Po zhvatet buxheti

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështje politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani ka deklaruar se nuk është korrekte në raport me zhvillimin ekonomike të vendit dhe se në këtë mënyrë sipas tij, vazhdon zhvatja e parasë publike.

“Jo normale, as korrekt në raport me zhvillimet ekonomike të vendit. Në vend që buxheti të orientohet në stimulimin e ekonomisë së tregut dhe zhvillimit të sektorit privat, paraja publike e qytetarëve nga taksat e tyre dhe parat e doganave shfrytëzohen për paga të majme,  mëditje dhe mallra, shërbime, në vend që të reduktohen ministritë, e ministrat dhe zëvendësministrat , këshilltarët politik, vazhdon zhvatja e parasë publike dhe varfërimi ekonomik. Vazhdon varfëria sociale dhe pa mbrojtje shëndetësore të qytetarëve. Paraja e qytetarëve shërben për të përkrahë ata në mirëqenie ekonomike, sociale dhe shëndetësore dhe  jo që të japin  rroga nga parat e qytetarëve dhe t`i rrisin ato jashtë standardit ekonomik, rriten paga plotësisht për sektor steril kotë në vend që parat e tilla të  stimulojnë ndërmarrësin dhe të rinjtë e shtetit, e jo rinia të ik për çdo dite nga shteti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se mungesa e veprimit sindikal në sektorin privat ka sjellë shkatërrimin e këtij sektori dhe Kosova duhet të ketë vetëm 10 ministri, nga një zëvendësministër dhe nga 5 këshilltar.

“Absurdi i madh dhe mungesa e veprimit sindikal në sektorin privat ka sjellë shkatërrimin e këtij sektori dhe favorizimin e punëdhënësit që është shteti e jo sektor provat prodhues. Kosova ka mbetur pa ekonomi tregu dhe ky është rreziku më i madhe që sektori privat të shuhet 5-10 vjet të ardhme apo politikanet përfitues pa baze të behën pronar të sektorit privat në një kohë të ardhme.  60 % të buxhetit do të duhej orientuar për sektorin e ndërmarrëses për sektorin privat, përderisa 40% të shkojnë për shlyerjen e kredive të FMN dhe Bankës Botërore, dhe të ketë kujdes të mos rritet borxhi publik. Kosova po shndërrohet në një shtet komunist, kështu si është dëm i madhe dhe po veprohet kundër ekonomisë së tregut dhe kundër reformave evropiane. Pritet dukshëm varfërim ekonomik, rrjepja e qytetarit s` ka të ndalur”, ka theksuar ai.

Burjani ka shtuar se, Kosova duhet të ketë vetëm 10 ministri, nga një zëvendësministër dhe nga 5 këshilltarë.

Qeveria po i rehaton militantët

Image
Nexhat Haziri

Edhe analisti politik, Nexhat Haziri ka deklaruar për “Bota sot” se është bërë traditë që çdo qeveria ti rehatojë militantët e saj.

“Kjo tashmë është bërë traditë e çdo qeverie që ti rehatojë militantët e vet, edhe pas mandatit qeveritar siç është rasti me zëvendësministrat të cilët do të paguhen edhe pas përfundimit të mandatit qeveritar”, ka thënë ai për “Bota sot.

Sipas Hazirit, kjo pages, që do ti bëhet zëvendësministrave e dëmton buxhetin e shtetit.

Po ashtu, ai mendon se këta zëvendësministra e meritojnë më së paku për t`iu gëzuar këtij privilegji.

“Natyrisht, se kjo e dëmton buxhetin e vendit edhe ashtu të varfër, dhe më këtë praktikë po dëshmohet se kjo klasë politike dhe kjo qeveri nuk ka as edhe respektin më të vogël për parat e taksapagueseve kosovar, që në vend që këto taksa të shkojnë apo të kthehen te qytetari në formë investimesh për tua përmirësuar shërbimet dhe jetën e qytetarëve, këto po i destinon për ti rehatuar militantët partiak, të emëruar si zëvendësministra e të cilët meritojnë më së paku për ti gëzuar këto privilegje. Në vend se kjo qeveri të bëjë zvogëlimin e numrit enorm të zv/ministrave, ajo tashmë u dha edhe një privilegj, siç është pagesa e tyre edhe pas përfundimit të mandatit të qeverisë. Pra as më pak e as më shumë, kjo është vetëm një zhvatje e buxhetit të shtetit nga ky koalicion qeverisës”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat