Sekretari i AKR-së tregon a ka përçarje brenda koalicionit PAN

Politika

Sekretari i AKR-së tregon a ka përçarje brenda koalicionit PAN

Nga: G.B Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:00
Koalicioni PAN

Së fundmi për shkak të taksës ka pasur deklarata të ndryshme se ka përçarje në mes të partive brenda koalicionit.

Se a ka përçarje brenda koalicionit, sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se ka shikim nga kënde të ndryshme të problematikës, që nuk mund t’i quajë përçarje apo keqkuptim.

“Përçarje nuk ka, ndoshta ka një lloj as keqkuptim nuk mund të them, por shikimi i problematikës nga kënde të ndryshme, me rëndësi që qëllimi është i mirë, qëllimi është se si të dilet nga kjo situatë sa më mirë. Prandaj, nuk ka këtu si të them diferenca apo përçarje të koalicionit, koalicioni po funksionon por tash varet se si do të jetë vendimi final”, ka thënë Makolli.

Image
Vesel Makolli

Sipas tij, po bëhen përpjekje që të arrihet një zgjedhje përfundimtare ku do të ishin të gjithë të kënaqur sa i përket taksës.

“Ju e dini se bashkësia ndërkombëtare kërkon një marrëveshje përfundimtare solomane, që nënkupton marrëveshje ku të dyja palët janë të kënaqura dhe kështu të hapet rruga për anëtarësim në Kombe të Bashkuara. Andaj ky është qëllimi. Ndërsa sa i përket taksës, taksa është përshëndetur nga të gjithë por duhet të merret edhe faktori ndërkombëtar, ata kërkojnë që taksa të pezullohet për disa muaj. E gjithë është rreth kësaj, nuk ka diçka tjetër, por ne do të shikojmë që të gjejmë një zgjidhje që u përshtatet të gjithëve”, ka deklaruar Vesel Makolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat