Reformat substanciale në sistemin e drejtësisë kanë mbetur vetëm retorikë boshe e politikanëve karrierist e të korruptuar

Politika

Reformat substanciale në sistemin e drejtësisë kanë mbetur vetëm retorikë boshe e politikanëve karrierist e të korruptuar

Nga: D.B Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Kapja e shtetit të Kosovës ka ndodhur në mënyrë sistematike dhe e orkestruar e brenda ombrellës së partive politike që kanë udhëhequr që nga paslufta.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për “ Bota sot” kla thënë se kjo frymë e instalimit politik, nepotik e klientalist brenda institucioneve ka prodhuar një gjendje të pahetueshme për qytetarët e Republikës.

“Gjykoj se rasti ndjeshëm në Drenas është si reflektim i një fryma të tillë, e cila duhet të përfundohet brenda mundësisë sa më të shpejt. Ndryshimeve të tilla substanciale në polici dhe gjyqësor duhet t’ju prijë vullneti politik, duke bërë një reformë substanciale në legjislacion, por njëkohësisht duhet të jetë një dorë e hekurt politike e cila do të implementoj legjislacionin. Vettingu është shpresë dhe mundësi për gjyqësorin dhe policinë, i cili do të prodhoj një gjendje të re duke u përkthyer në efektivitet, efikasitet të gjyqësorit dhe vënien në binar të drejtësisë. Në politikën kosovare logjika politike është transformuar në makiavelizëm politik “qëllimi arsyeton mjetin”, ku vlerat morale nuk kanë vend në politikën kosovare, dhe çka do që vepron politikani për ruajtjen, mbajtjen dhe fitimin e pushtetit është “legjitime”, ka thënë analisti Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, kjo logjikë politike ka ngulfatur jetën institucionale, politike, ekonomike e sociale dhe ka sjellur vendin në një “vdekje klinike”.

“Balancimi i pushteteve ka mbetur vetëm në letër, kurse pushteti autoritar është fuqizuar përmes kontrollit të institucioneve publike, jo për të mirën publike, por në interesa të ngushta politike e klienteliste. Në këtë transformim është katandisur edhe sistemi i drejtësisë, i cili në vend të vë drejtësinë në binarë të duhur e të ndaj të drejtën në mënyrë të barabartë. Ky sistem ka transformuar mandatin kushtetues e ligjor në shërbim të njerëzve të fuqishëm politikës. Reformat substanciale në sistemin e drejtësisë kanë mbetur vetëm retorikë boshe e politikanëve karrierist e të korruptuar, pasi më shumë po ju duhet për konsum të brendshëm, por edhe karshi ndërkombëtarëve se sa për ndryshime të domosdoshme që i duhen drejtësisë”, është shprehur analisti politik Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat