Dashuria e rrezikshme e komandantëve për postierin e UDB-së

Politika

Dashuria e rrezikshme e komandantëve për postierin e UDB-së

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 8 shkurt 2019 Në ora: 22:14
Foto ilustrim "Bota sot"

“Njeriu që po insiston me të madhe që Veriu i Kosovës t'i jepet Serbisë, sepse ky është misioni i tij. Është për t'u habitur që shumë nga ish drejtuesit e UÇK-së kanë bashkëpunim me të, duke filluar nga Presidenti Thaçi. Por me shumë edhe për t'u çuditur nga ish bashkëluftëtarët e Hashim Thaçit, që i besojnë akoma njeriut që ka miqësi dhe bashkëpunim me Baton Haxhiun. Këto gjëra nuk janë të rastësishme”, ka thënë politologu Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Për Baton Haxhiun, momentalisht drejtorin e Televizionit “Klan Kosova” ekzistojnë mjaft dritë-hije apo mjegullina, të cilat e përshkruajnë të kaluarën e tij.

Puna e gazetarit, apo publicistit Haxhiu, edhe dikur por edhe pas kohës kur ishte në krye të Asociacionit të gazetarëve profesionist të Kosovës, është e lidhur ngushtë me shërbimet informative serbe, konkretisht kreun e këtij institucioni famëkeq serb, për shqiptarë Ivica Stanishiqin.

Akuza më të rënda në drejtim të Baton Haxhiut, para shumë vitesh i ka bërë shoku më i ngushtë i tij sot, pikërisht Presidenti i Republikës Hashim Thaçi, i cili atë kohë Baton Haxhiun bashkë me Veton Surroin i kishte quajtur bashkëpunëtorë të Serbisë.

Dyshimet

Në vitin 2006, ministri për kthim në qeverinë e Kosovës Slavisha Petkoviq, i pakënaqur me disa vendime të qeverisë së atëhershme, kishte ngrirë pozicionin e tij si ministër dhe kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të gazetarit Haxhiu duke shtruar kështu edhe pyetje mjaftë kontroverse në lidhje me të kaluarën e këtij të fundit, duke pohuar se Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtorë i Sigurimit Shtetërorë serb që nga viti 1990.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat