Dashuria e rrezikshme e komandantëve për postierin e UDB-së

Politika

Dashuria e rrezikshme e komandantëve për postierin e UDB-së

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 9 shkurt 2019 Në ora: 13:49
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Baton Haxhiu

Për Baton Haxhiun, momentalisht drejtorin e Televizionit “Klan Kosova” ekzistojnë mjaft dritë-hije apo mjegullina, të cilat e përshkruajnë të kaluarën e tij.

Puna e gazetarit, apo publicistit Haxhiu, edhe dikur por edhe pas kohës kur ishte në krye të Asociacionit të gazetarëve profesionist të Kosovës, është e lidhur ngushtë me shërbimet informative serbe, konkretisht kreun e këtij institucioni famëkeq serb, për shqiptarë Ivica Stanishiqin.

Akuza më të rënda në drejtim të Baton Haxhiut, para shumë vitesh i ka bërë shoku më i ngushtë i tij sot, pikërisht Presidenti i Republikës Hashim Thaçi, i cili atë kohë Baton Haxhiun bashkë me Veton Surroin i kishte quajtur bashkëpunëtorë të Serbisë.

Dyshimet

Në vitin 2006, ministri për kthim në qeverinë e Kosovës Slavisha Petkoviq, i pakënaqur me disa vendime të qeverisë së atëhershme, kishte ngrirë pozicionin e tij si ministër dhe kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të gazetarit Haxhiu duke shtruar kështu edhe pyetje mjaftë kontroverse në lidhje me të kaluarën e këtij të fundit, duke pohuar se Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtorë i Sigurimit Shtetërorë serb që nga viti 1990.

Petkoviq kishte thënë se ka qenë pikërisht Baton Haxhiu, ai i cili në kulmin e luftës, kur në gjithë Kosovës sa shkonin e shtoheshin viktimat, ai takohej dhe pinte uisky në Brezovicë me Ivica Stanishiqin në vitin 1998.

Baton Haxhiun e kanë ruajtur pjesëtarë të MUP-it. Ish-ministri serb në qeverinë e Kosovës atë kohë kishte thënë, se mbase Baton Haxhiut do t`i pëlqente që ta kthente përsëri regjimin e Millosheviqit, por ia kishte bërë me dije ish-gazetarit Haxhiu se ajo kohë ka marrë fund, dhe se nuk kthehet më.

Petkoviq ndër të tjera, atë kohë Haxhiut ia kishte përkujtuar edhe kohën kur ai ishte vetë shpallur si i vrarë, pasi që shkonte pa u penguar nga stacionet ushtarako-policore, nëpër zonat e luftës duke realizuar kështu intervista të ndryshme, pasi vetëm kështu duke u shpallur i vrarë, Baton Haxhiu mund të amnistohej pak a shumë, kinse ishte i rrezikuar.

Miftari: Batoni është vetëm postier i Beogradit, Vuçiçit , Tiranës i Rames dhe Prishtinës i Thaçit

Image
Naim Miftari

Naim Miftari Ish agjenti i Shërbimit Sekret në Kosovë (SHIK), ka folur këtyre reporteve, ku ka thënë se Baton Haxhiu nuk është as më pak as më shume se një postier i Beoegradit dhe Tiranës, në raport më Prishtinën dhe se kjo nuk është asgjë e re.

“Nuk është aspak sekret se “Klani i Baton Haxhiut, i postierit të Ivica Stanishiqit është pronë e klanit Pronto pasi është instaluar dhe funksionon me para të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Plus Klani i Prontos, ShIK-ut dhe UDB-së përdoret si trampolinë me i promovu kinse si intelektualë dhe analistë e politikanë njerëzit kinse të pavarur që i instalojnë e i mbjellin në partitë politike pozitës e opozitës në Kosovë, shpesh herë duke bërë skena “jo ti je hajn, jo je kriminel”.

“Për mu shit trima dhe të vendosur para elektoratit para zgjedhjeve, e kur bahen deputet, i japin llogari Thaçit e Veselit, kurse Batoni është vetëm postier i Beogradit i Vuçiçit , Tiranës i Rames dhe Prishtinës i Thaçit. Pra, këta persona e përdorin Batonin si letër tualeti kur ju duhen bashkëveprim me Beogradin, pasi vetë Thaçi e ka problem me kontaktu direkt me Beogradin, e pa u kuptuar dhe pa lënë gjurmë. E kur në promovime politike, në TV Klan, kur nuk ju përshtatet një kandidat të cilin kishin tentuar ta afrojnë afër Klanit Pronto, për ta kontrolluar siç ishte rasti me Albin Kurtin, që kanë tentuar ta anojnë në prehrin e Hashim Thaçit, por kur Albini iu dol “dardhë me bisht” duke mos ndryshuar qëndrimin e vetë, atëherë Albin Kurtin makinerija e propagandës së Thaçit-Veseli-Pacollit etj, e shpallën armik të shtetit dhe e kryqëzuan publikisht, sikurse Krishtin që e patën kryqëzuar Romakët”, ka shtuar Miftari.

Sipas tij, frika dhe makthi i Thaç-ve dhe Baton-ve e ka emrin Albin Kurti, kurse Klani është trampolinë e mekanizëm i propagandës së UDB-ës dhe SHIK-ut.

Në një intervistë, ditë më parë, kryeministrit Haradinaj ka folur pikërisht për rrolin e drejtorit të përgjithshëm të “Klan Kosova” duke thënë se nuk e kupton pse duhet një person si Haxhiu t’i jep aq shumë zor për një temë të tillë, kur është fjala për korrigjimin e kufirit.

“Të ju them të drejtën unë nuk arrij me kuptu, pse duhet me i jep zor aq shumë ai, nuk është i thirrur me insistu aq shumë në atë zgjidhje, është drejtor i një televizioni, nëse dikush e vetë najsen, mundet edhe me e shprehë mendimin e vetë, por jo ashtu me insistu se fundja edhe s`ka nevojë me mundu veten aq shumë” është shprehur Haradinaj.

Krasniqi: Baton Haxhiu nuk do të kishte fuqi kaq të madhe nëse këta do të ishin të pastër

Image
Faik Krasniqi

Publicisti, Faik Krasniqi, në anën tjetër për “Bota Sot”,  ka thënë ndër të tjera se misioni i Baton Haxhiut e ka mision që Veriun e vendit tia japë Serbisë.

“Kjo dashni kaq e madhe e shumë politikanëve për Baton Haxhiun. Këtu ka diçka. Besoj që gazetarët kur intervistojnë këta politikanë u duhet bërë kjo pyetje. Pse janë të lidhur kaq shumë me Baton Haxhiun, njeriun e ish shefit të UDB-së, Jovica Stanishiq? Si njeri i UDB-së, Baton Haxhiu mund të di shumë sekrete për të kaluarën e tyre, prandaj edhe është faktor. Jo vetëm tek ta, por edhe në politikën mbarëshqiptare.

“Njeriu që po insiston me të madhe që Veriu i Kosovës t'i jepet Serbisë, sepse ky është misioni i tij. Është për t'u habitur që shumë nga ish drejtuesit e UÇK-së kanë bashkëpunim me të, duke filluar nga Presidenti Thaçi. Por me shumë edhe për t'u çuditur nga ish bashkëluftëtarët e Hashim Thaçit, që i besojnë akoma njeriut që ka miqësi dhe bashkëpunim me Baton Haxhiun. Këto gjëra nuk janë të rastësishme. Bashkëpunimi, ndikimi i madh politik i Batonit, ideja për ndarje të Kosovës. Baton Haxhiu nuk do të kishte fuqi kaq të madhe nëse këta do të ishin të pastër!”, ka thënë politologu Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat