Abuzimi i të miturës në Drenas, psikologja Daku: Kujdes se si i qasemi

Politika

Abuzimi i të miturës në Drenas, psikologja Daku: Kujdes se si i qasemi

Nga: A.M. Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:22
Viktima

Rasti i të miturës nga Drenasi është një ndër rastet më të rënda që ka tronditur vendin tonë në këto vitet e fundit. Një vajzë mitur nga Drenasi është keqpërdorur seksualisht nga profesori i saj dhe më pas edhe nga zyrtari policor në qytetin e saj.

Psikologja, Azize Daku, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se mungesa e psikologëve nëpër institucione ka prodhuar një situatë të tillë.

Pasi që, sipas saj, këto raste të ngacmimeve në vend ndodhin pasi që adoleshentët nuk përkrahen sa duhet.

“Mungesa e psikologëve nëpër institucione të rëndësishme të cilat janë qenësore në formimin e një individi ka prodhuar një situatë të tillë. Ndryshimet fizike, psikologjike e emocionale në moshën e adoleshencës nëse kuptohen ato bëhen më lehtë të kalueshme, duke e marrë parasysh natyrën e procesit të adoleshencës. Rastet e fundit zingjirore në Kosovë të paraqitjes së ngacmimeve të natyrës seksuale tregon se veçse në Kosovë adoleshentët përkrahen pak, nuk i dëgjon askush dhe bile edhe bëhen edhe cak i ngacmimeve”, ka potencuar Daku për “Bota sot”.

Po ashtu, ajo ka thënë se duhet patur kujdes së si duhet t`i qasemi viktimës për arsyeje të gjendjes së saj emocionale në të cilën ajo kalon.

Image
Azize Daku

“Natyra e rastit të fundit në Drenas, si psikolog na tregon se duhet të kemi kujdes në faktin se si duhet të i qasemi, dhe atë se çfarë viktima është duke kaluar. Stresin dhe presionin që mund të jetë duke e përjetuar. Ankthet dramatike që mund jetë duke i përjetuar gjatë kësaj ngjarje”, ka shtuar Daku për “Bota sot”.

Gjithashtu, Daku për “Bota sot”, ka përmendur edhe publikimin e fotografive dhe te identitetit të viktimës nga disa media vendore.

“Media si një faktorë i rëndësishëm në përçimin e informacionit, duhet të ruajë identitetin e viktimës. Fakti që kjo ngjarje ka prekur tri prej institucioneve me ndikim dhe rol aq të madh e rëndon edhe me tepër dhe e thellon edhe më shumë mos-besimin në këto institucione të cilat kanë përgjegjësi në qytetarë. Poashtu edhe nivelet më të larta institucionale, urgjentisht të punojnë në një mision, të kthejnë imazhin e humbur të tyre”, ka përfunduar Daku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat