Eksperti i sigurisë pas ngjarjes në Drenas: Vettingu i domosdoshëm, është momenti i fundit!

Politika

Eksperti i sigurisë pas ngjarjes në Drenas: Vettingu i domosdoshëm, është momenti i fundit!

Nga: N.H Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Eksperti i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth ngjarjes e cila ndodhi në Drenas, e që tronditi tërë Kosovën.

Tërnava ka thënë se në këtë kohë tani Vetting-u është i domosdoshëm jo vetëm në polici, gjyqësor, prokurori, por, sipas tij, në të gjitha institucionet e Kosovës.

“Në këtë kohë tani Vetting-u është i domosdoshëm jo vetëm në polici, gjyqësor, prokurori, por në të gjitha institucionet e Kosovës. Është momenti i fundit që shoqëria e jonë të këndellet nga kjo amulli, dhe të filloj të punojnë për të mirën e shtetit e jo si deri më tani që ky shtet është katandisur dhe ditë e për ditë po e bien në pikëpyetje zhdukjen e tij, dhe në postet më të larta të emërohen njerëz me kredibilitet të shkolluar të pastër para ligjit, të cilët do të punojnë konfrom ligjit, për forcimin e shtetit dhe vetëm për te mirat e qytetarëve”, ka thënë Tërnava.

Me tej, ai shprehet se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin dhe kanë krijuar pasuri të paarsyeshme në kundërshtim të ligjit, t’iu konfiskohet ajo pasuri.

Image
Hajrullah Tërnava

“Të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin dhe kanë krijuar pasuri të paarsyeshme në kundërshtim të ligjit, t’iu konfiskohet ajo pasuri, dhe kjo provoj t’iu shërbej gjeneratave të ardhshme në pushtet, si shembull se kush nuk punon konfrom ligjit, e njëjta gjë i pret edhe ato gjenerata, prandaj një preventivë e tillë kishte me qenë mësim për të gjitha strukturat udhëheqëse shtetërore, të cilat kishin punuar vetëm për të mirën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Krejt në fund, eksperti i sigurisë nënvizon se vetëm me një udhëheqjeje të pastër Kosova shpejt do të zhvillohej dhe do ta ketë rrugëtimin e sigurt.

“Me një udhëheqjeje të tille të pastër, që mendon për të gjitha të mirat ndaj shtetit dhe qytetarëve të saj, Kosova shpejt do të zhvillohej dhe do ta ketë rrugëtimin e sigurt e të drejtë”, ka përfunduar Tërnava.

Kujtojmë se opinioni në Kosovë është tronditur nga historia e përdhunimit të dyfishtë të nxënëses nga Drenasi.

Ajo u përdhunua fillimisht nga arsimtari i saj Shkëlzen Xhekaj e më pastaj kur shkoi ta paraqiste veprën në polici aty gjeti një përdhunues tjetër i cili është polici Vesel Veseli.  

Krejt këtë rrëfim më tronditës e bënë edhe fakti që ajo u detyrua ta abortoi fëmijën nga polici i cili e kishte lënë shtatzënë në klinikën e doktorit Fehmi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat