Ish-gazetari i luftës: Kosova duhet të çohet në këmbë që të parandaloj copëtimin, e jo të vajtoj me në krye Albinin!

Politika

Ish-gazetari i luftës: Kosova duhet të çohet në këmbë që të parandaloj copëtimin, e jo të vajtoj me në krye Albinin!

Nga: N.H Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:06
Hashim Thaçi

Ish-gazetari i luftës dhe njohësi i proceseve politike në Kosovë, Rexhep Shahu, thotë se nëse copëtimi i Kosovës ka marrë udhë, Kosova duhej të ishte në këmbë që të parandalohej kjo.

“Duket se këto kërcënime të Vetëvendosjes dhe të ndokujt tjetër janë këngë me çifteli. Nëse copëtimi i Kosovës ka marrë udhë Kosova duhej të ishte në këmbë që të parandalohet copëtimi, e jo të copëtohet Kosova e pastaj të nisim e të vajtojmë (100 vjet siç kemi vajtuar) ndarjen më në krye Albinin si kryevajtimtar”, ka thënë Shahu për gazetën "Bota sot".

Ai deklaron në fund se protesta nuk është forma e vetme, por, sipas tij, po të ngrihej një popull i tërë në këmbë, ndoshta nuk del tjetër shqiptar nënshkrues i copëtimit të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosja e ne të tjerët japim paralajmërime, ndërsa Thaçi me Ramën e Vuçiqin nënshkruajnë copëtimin e Kosovës, kësaj i bie si historia e gomarit që po e hante ujku e gomari kujtonte se ishte në ëndërr. Protesta ndoshta nuk është forma e vetme, por po të ngrihet në këmbë populli dhe ta dëbojë Thaçin ndoshta nuk del tjetër shqiptar nënshkrues i copëtimit të Kosovës”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat