Një agjent i UDB-së brenda SHIK-ut, kush fshihet pas dokumentarit për Nazim Bllacën?

Politika

Një agjent i UDB-së brenda SHIK-ut, kush fshihet pas dokumentarit për Nazim Bllacën?

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 10 shkurt 2019 Në ora: 18:53
Foto ilustrim "Bota sot"

"Sipas dokumentarit të RTK-së, Nazim Bllaca paska qenë agjent i UDB-së? Pyetjet që duhet bërë udhëheqësve të SHIK-ut, sepse kjo është çështje serioze dhe me rrezik për sigurinë e shtetit. Çfarë kërkonte një agjent i UDB-së edhe në SHIK? Zyrtarët e lartë të SHIK-ut, a ishin në dijeni që Bllaca ishte edhe agjent i UDB-së? Si ka mundësi që një shërbim sekret të pranojë në gjirin e saj edhe agjente të një shërbimi sekret të një shteti tjetër, e aq më pak të një shteti armik", ka thënë politologu Faik Krasniqi.

Çështja Bllaca e cila tronditi opinionin e Kosovës vite më parë, është rikthyer përsëri nga sirtarët në qendër të vëmendjes.

Bëhet fjalë për një dokumentar, të cilin televizionin publik e transmetoi, e ku shihet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt, sipas këtij dokumentari, propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996.

Ky medium publik kishte siguruar edhe formularin e rekrutimit të Bllacës si informator i besueshëm.  Në këtë letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë. Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb.

Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë VEZA (që në shqip do të thotë LIDHJA)”, thuhet në këtë dokument sekret të pjesëtarit të shërbimit serb të sigurisë, të siguruar nga RTK.

Por, nga erdhën këto informacione, pse në ketë kohë, pse nuk u raportua vite më parë për këtë çështje, janë disa nga pyetjet që kanë ngritur shumë dilema në Kosovë.

Lidhur me këtë dokumentar, për gazetën “Bota sot” janë deklaruar edhe njohës të zhvillimeve politike në vend. Ata konsiderojnë se dokumentari i transmetuar në televizionin publik ka ndodhur me qëllime të caktuara të kokave të larta të politikës, gjegjësisht me porosi të presidentit Hashim Thaçi dhe krye parlamentarit Kadri Veseli.

(Shkrim e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat