Prekja e kufijve, “shkëndija” që mund të ndezë luftën me Serbinë

Politika

Prekja e kufijve, “shkëndija” që mund të ndezë luftën me Serbinë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 10 shkurt 2019 Në ora: 21:03
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Njohësit e çështjeve të sigurisë konsiderojnë se nuk duhet të merren seriozisht kërcënimet e vazhdueshme me luftë që vijnë nga zyrtarët serb për Kosovën. Sipas tyre, pavarësisht rrethanave në gjeopolitikën ballkanike dhe evropiane,  gjasat për një luftë “vuqiciane” janë të vogla, sidomos tani që Maqedonia e Veriut është me një këmbë në NATO. Mirëpo, ata potencojnë se rreziku i vetëm që ekziston për një konflikt të mundshëm, është prekja e kufijve në marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Nuk janë të rralla kërcënimet e zyrtarëve serb për luftë me Kosovën, apo edhe luftë në gjithë regjionin e Ballkanit. E tillë ishte edhe deklarata e fundit e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se një shkëndijë mund të ndez të gjithë regjionin.

"Çmimi është i lartë, ndërsa njerëzit paqen dhe stabilitetin e shohin si të kryer. Nuk është ashtu, sepse një shkëndijë mund të ndez të gjithë regjionin. Nëse ata duan nuk duan (paqe e stabilitet) atëherë le të thonë çfarë të duan. Por le të mbajnë të paktën dhjetë ditë qëndrimet e tyre, sepse unë po dëgjoj brenda ditës nga pesë deklarata të ndryshme", tha Vuçiq që mori pjesë në fillimin e banesave për pjesëtarët e forcave të sigurisë në Vranje.

Islami: Deklaratat e Vuçiq se janë boshe

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, deklaratat nxitëse për luftë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë vetëm pasqyrim i politikës ruse. Mirëpo sipas Islamit, Rusia po tenton ta shfrytëzoj ftohjen e raporteve SHBA-BE, për të pasur indikacione në Evropë.

(Shkrim e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat