“Rusia përmes Serbisë dëshiron t’i tregojë dhëmbët kundër BE-së dhe Amerikës”

Politika

“Rusia përmes Serbisë dëshiron t’i tregojë dhëmbët kundër BE-së dhe Amerikës”

Nga: D.RR Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 09:25
Hashim Thaçi, Vuçiqi dhe Putini

Nuk janë të rralla kërcënimet e zyrtarëve serb për luftë me Kosovën, apo edhe luftë në gjithë regjionin e Ballkanit. E tillë ishte edhe deklarata e fundit e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se një shkëndijë mund të ndez të gjithë regjionin.

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, deklaratat nxitëse për luftë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë vetëm pasqyrim i politikës ruse.

Mirëpo sipas Islamit, Rusia po tenton ta shfrytëzoj ftohjen e raporteve SHBA-BE, për të pasur indikacione në Evropë.

Image
Avni Islami

“Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë pasqyrim i politikës ruse, pasi kjo e fundit përmes Serbisë po mundohet të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan. Mirëpo jo vetëm në Ballkan. Rusisë nuk i intereson shumë Kosova, ajo hallin e ka me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, e që përmes Serbisë tenton t’i tregojë “dhëmbët”. Raportet aktuale të ftohta mes Bashkimit Evropian dhe Amerikës, Rusia po tenton t’i shfrytëzoj përmes ndikimit të saj në Serbi, pasi për të kjo çështje është më madhore se sa çështja në tavolinë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Islami.

Ai tutje ka potencuar se, deklaratat e Vuçiq janë boshe dhe rreziku i vetëm për një konflikt të mundshme, është prekja e kufijve të Kosovës në marrëveshjen e mundshme të Brukselit.

“Deklaratat e Vuçiq mendoj se janë boshe dhe nuk duhet të kemi shqetësim ndaj tyre. Politika e jashtme e Kosovës dhe e Serbisë tani gjenden në një fazë “ethesh”, pasi po ka presion ndërkombëtar për përmbylljen e një marrëveshje brenda këtij viti. Rreziku i vetëm që ekziston për një konflikt të mundshëm, është prekja e kufijve në marrëveshjen Kosovë-Serbi”, është shprehur Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat