Kosova nuk është e sigurt karshi kërcënimeve të mundshme serbe

Politika

Kosova nuk është e sigurt karshi kërcënimeve të mundshme serbe

Nga: D. B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:54
Vladimir Putin

Qendra Sekrete e Rusisë në Nish është kërcënimi kryesor për sigurinë e Kosovës. Kjo për faktin se Rusia e sheh si të vetmen mundësi kërcënimin ndaj Kosovës, përmes Nishit dhe Serbisë.

Të gjitha shtetet në Ballkan janë apo pretendojnë të jenë pjesë e interesave dhe gjeopolitikave euro-atlantike.

Kështu ka vlerësuar publicist Faton Abdullahu, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se e vetmja Serbia nuk është dhe nuk ka pretendime për tu bërë pjesë e tyre.

Sipas tij, raportet e saja tradicionalisht ekstra të mira me Federatën e Rusisë nuk janë bllof politik por kërcënim serioz dhe i vazhdueshëm për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

Image
Faton Avdullahu

“Qendra e Rusisë në Nish është dëshmia më e mirë për këtë. Aktualisht ne kemi një koalicion në vendin tonë të cilës i është prishur busolla gjeopolitike dhe kjo është brengosëse. Kjo qasje e saj e re, por regresive bën që ky kërcënim nga Nishi të rritet dhe bëhet më real. Për aq sa ne ftohim raportet tona me SHBA-t për aq rritet rreziku nga Qendra ruse në Nish. Në të parë kjo nuk duket reale, por nëse vazhdojmë kështu me këtë koalicion që është i përçarë e të cilin nuk po e bënë unik as interesi për të qenë më të fortë në dialog me Serbinë ne do ta faktorizojmë Serbinë në Bruksel e për rrjedhojë Rusinë në Ballkan”, është shprehur publicisti Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat