“Rusia edhe nga distanca e largët përherë ka ndikuar në zhvillimet në rajon”

Politika

“Rusia edhe nga distanca e largët përherë ka ndikuar në zhvillimet në rajon”

Nga: D.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:54
Vladimir Putin

Qendra Sekrete e Rusisë në Nish është kërcënimi më i madh për sigurinë e Kosovës dhe këtë mundësi të kërcënimit të Kosovës, Rusia e shfrytëzon përmes Nishit-Serbisë.

Se sa është e sigurte Kosova karshi këtyre kërcënimeve të mundshme serbe, njohësi i çështjeve të sigurisë Armend Halimi ka thënë se Rusia edhe nga distanca e largët përherë ka ndikuar në zhvillimet në rajon.

Por sipas ti, një qendër e tillë paraqet mundësi më të madhe për ndikim në rajon dhe eksluzivisht për vendin tonë jo në aspekt te agresivitetit të hapur me sulm, jo vetëm se është e pamundur, por edhe e pa pëlqyer nga ana e Rusisë, që të shihet si agresor në sytë e arenës ndërkombëtare.

Image
Armend Halimi

“Rusia do ndëshkohej me sanksione të dhimbshme nga bota bashkëkohore, ku edhe praktikisht do të përballet me një rezistencë të aleancës që garanton sigurinë e Kosovës. Por një përafrim i tillë me tepër ka të bëj me luftën speciale të rekrutimit të agjentëve special me qëllim të prodhimit të situatave të këqija në Kosovë. Dhe krejt kjo duke qenë e mundshme më lehtë edhe ata vetë të depërtojnë në vendin tonë të kamufluar me misione apo profesione të ndryshme. Për këtë qëllim, sigurisht që kjo qendër duhet të jetë në vëzhgim permanent me në masë reciproke nga ana e institucione të sigurisë, përkatësisht AKI, në mënyrë që të përcillen çdo lëvizje dhe mision i dyshimtë që mund të jetë me pikënisje nga kjo qendër”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë Armend Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat