Njohësi i çështjeve juridike: Kundër idesë së Thaçit janë 99 për qind të qytetarëve

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Kundër idesë së Thaçit janë 99 për qind të qytetarëve

Nga: N.H Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 23:04
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka komentuar deklaratën e hulumtuesit britanik, James Ker Lindsey lidhur me ndryshimin e kufijve.

Lindsey ditë më parë për mediat ka deklaruar se askush nuk ka arsye që ta shikojë me frikë idenë për shkëmbim të territoreve, si zgjidhje finale Kosovë-Serbi.

E ndaj së njëjtës është përgjigjur Burjani, duke thënë se në Kosovë nuk ka asnjë konsensus të mundshëm për ketë temë.

“Më lehtë e ka Serbia kur kjo iniciativë vjen nga Kosova edhe pse nuk ka asnjë konsensus të mundshëm për këtë temë në Kosovë”, ka thënë Burjani.

Tutje, njohësi i çështjeve juridike, është shprehur se nisma e Thaçit në Kosovë vlerësohet si e papranueshme, dhe 99 për qind e qytetarëve janë kundër kësaj ideje të rrezikshme.

Image
Blerim Burjani

“Shkëmbimi i territoreve vlerësohet si e papranueshme, prej 99 për qind të qytetarëve, me përjashtim të Thaçit, kështu duket në opinion publik apo kështu vlerësohet nga qytetarët dhe nga shumica e partive politike, përveç prapë vetëm Thaçit, as PDK e Kadri Veselit nuk është e sigurt për të përkrahur diçka të tillë”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani.

Ndaj deklaratës së hulumtuesit britanik, James Ker Lindsey, ka reaguar edhe kryetari i Këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Krasniqi i është përgjigjur këtij hulumtuesi dhe e ka quajtur të ngjashëm hulumtimin e tij me atë të Dick Martyt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat