Qendra Sekrete e Rusisë në Nish është kërcënim për sigurinë e Kosovë

Politika

Qendra Sekrete e Rusisë në Nish është kërcënim për sigurinë e Kosovë

Nga: D.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 20:25
Foto ilustruese

Rusia është prezentë në regjimin e Nishit me një kontingjent ushtarak dhe kjo i shërben serbeve si preventivë dhe satisfaksion se nuk janë të vetëm.

Kështu ka thënë eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, për gazetën “Bota sot”.

Por, pavarësisht kësaj, Tërnava ka thënë se, sigurinë e territorit të Kosovës sipas marrëveshjes së Kumanovës, e garanton që mbas luftë e deri me tani edhe në të ardhmen KFOR-i dhe NATO.

Image
Hajrullah Tërnava

“Duke e njohur situatën politike të sigurisë në Ballkan, e sidomos lufta që u zhvillua në vitin 1999 mes Serbisë, Amerikës dhe BE-së me NATO-n, dhe rezolutën 1244 në fuqi nga OKB, Rusia edhe që është prezentë në regjimin e Nishit me një kontingjent ushtarak, kjo iu shërben serbëve si preventive dhe satisfakcion se nuk janë të vetëm. Sigurinë e territorit të Kosovës sipas marrëveshjes të Kumanovës, e garanton që mbas lufta e deri më tani edhe në të ardhmen KFOR-i dhe NATO. Një konflikt mes këtyre super fuqive Rusi-Amerikë për shkak të Serbisë kishte me qenë një luftë botërore e cila do të thotë një shkatërrim total botëror. Nëse bëjmë analiza serioze, bëhet pyetja se a ja vlen për një gjë që veç ka ndodhur një luftë para 20 viteve, dhe tani në këtë pjesë të këtij regjioni mbretëron një qetësi relative pa ndonjë konflikt serioz, dhe nga kjo situatë e tanishme me ndodhë lufta, apo si e shpjegova një luftë e tretë botërore”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, nuk ka gjasa edhe nëse ndodhë lufta mes këtyre fuqive botërore, pasi në tërë botën për momentin ka situata shumë ma të tensionuara luftarake se mes Serbisë dhe Kosovës. “Ta përkujtojmë tani situatën dhe gjendjen e luftës në Siri dhe shumë shtete tjera rreth këtij regjioni, ose pse jo konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ku Rusia ka bërë invazion në territorin e Ukrainës dhe një pjesë të saj ia ka shkëputur. Tani e tutje ky konflikt në mënyrë permanente është një luftë e pandërprerë ose konflikti i Gjeorgjisë dhe Rusisë i ngjashëm që është konflikt luftarak, e shumë konflikte tjera në botë që janë konflikte në përmasa më të mëdha se kjo situatë e tanishme që nuk mund ta quajmë situatë konflikte apo luftë mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Tërnava.

Ai ka theksuar se, Serbia e ka të qartë se nëse ndodhë që ta sulmojnë Kosovën, çështja e sigurisë të Serbisë do të bjerë në pikëpyetje madje edhe ekzistimi i saj. “Përvoja në të kaluarën iu ka dhënë mësimin e duhur NATO-s ndaj Serbisë e cila do të jetë e pamëshirshme ndaj saj dhe ekzistimi i Serbisë mund të bihet në pikëpyetje. Sikur e shpjegova më lartë se edhe që ekziston Qendra Sekrete e Rusisë në Nish, ajo e ka rrolin e preventivës dhe që Serbia të ndihet se nuk është e vetmuar, dhe e ka pranë aleatin e saj si gjithherë Rusinë. Por mos të harrojmë se edhe në vitin 1999 kjo Rusi, ishte mikja tradicionale e Serbisë, por dihet si u sill në ato kohëra të luftës edhe kur u vendos që NATO ta sulmojë Serbinë kur në Këshillin e Sigurisë në OKB, nuk e kundërshtojë dhe nuk dha veton, por u pajtua me një situatë të tillë të sulmit. Prandaj situata e tanishme kur më të madhe po bisedohet për një pajtim të mundshëm me një demarkacion të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë të përkrahur edhe nga faktorët ndërkombëtar. Kjo na bën të nënkuptojmë se shpresa, mirëkuptimi dhe pajtimi do të triumfojnë dhe fryma e armiqësisë mes këtyre dy shteteve ne te ardhmen do te zhduken”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat