“Kokëfortësia e Haradinajt do të dërgoj vendin në zgjedhje të parakohshme”

Politika

“Kokëfortësia e Haradinajt do të dërgoj vendin në zgjedhje të parakohshme”

Nga: A.M. Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 23:32
Ramush Haradinaj

Edhe të martën mbrëma kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka ritheksuar qëndrimin e tij për taksën e vendosur ndaj mallrave serbe. Ai pas takimit me krerët e shtetit dhe disa ministra të kabinetit qeveritar ka thënë se nuk do t`i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë.

““Dëshira jem është që të jemi unik, që taksa të mos të largohet deri në njohje, sa për ketë mua, besoj kam qenë i qartë. Këto ditë dhe në të ardhmen, për mua taksa nuk hjeket deri në njohje”, ka thënë Haradinaj për mediat vendore pas takimit.

Analisti politik, Nexhat Haziri ka komentuar këtë qëndrim të Haradinajt për të cilin thënë se sjelle pasoja serioze dhe afatgjata për vendin.

Po ashtu, ai ka potencuar për “Bota sot” se Nuk është interes i Kosovës që të ketë ftohje marrëdhëniesh me SHBA-në.

“Mos ndryshimi i qëndrimit të kryeministrit Haradinaj sa i përket çështjes së pezullimit të taksës, një kërkesë që vije shumë qartë edhe nga SHBA-ja, sjell pasoja serioze dhe afatgjata për vendin. Nuk është interes i Kosovës që të ketë ftohje marrëdhëniesh me aleatin tonë më të madh dhe më të natyrshëm siç janë SHBA-të. Kryeministri Haradinaj në këtë kohë më shumë po kalkulon politikisht për karrierën e tij politike dhe si duket është në gjendje të shkoj deri në fund pamarre parasysh se vendi po rrezikohet nga izolim edhe prej miqve tanë që na kanë mbështetur deri më tani në çdo proces. Moti i Haradinajt nuk është asgjë tjetër përveçse përmes taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake po tenton ta fsheh dështimet në qeverisjen e tij gati dy vjeçare”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Sipas Hazirit, kokëfortësia e kryeministrit Haradinajt vendin do të dërgoj në zgjedhje të parakohshme dhe se bllokimi i konvenon presidenteve Thaçi dhe atij Vuqiq, në mënyrë që ti vazhdojnë takimet e fshehta.

“Si duket edhe nga zhvillimi i ngjarjeve, kjo kokëfortësia e kryeministrit Haradinajt vendin do të dërgoj në zgjedhje të parakohshme, pasi edhe ashtu koalicioni që ai e udhëheq është shumë fragjil me skandale të shumta të cilat e kanë karakterizuar gjatë kësaj periudhe të qeverisjes. Natyrisht se deri sa pjesa më e madhe e skenës politike në Kosovë është duke u marrë me çështjen e taksës, bllokimi i dialogut i konvenon vetëm presidentit Thaçi dhe atij Vuqiq, në mënyrë që ti vazhdojnë takimet e fshehta dhe përmes agjendës së tyre për ndarjen e Kosovës në vija etnike si një marrëveshje kompromisi dhe historike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, kam dronë se do të na vënë para një akti të kryer”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat