“Bukëshkelësit gjithmonë ndëshkohen e sidomos ata me Klanin Pronto”

Politika

“Bukëshkelësit gjithmonë ndëshkohen e sidomos ata me Klanin Pronto”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 shkurt 2019 Në ora: 23:37
Shpend Ahmeti

“Mendoj që së shpejti edhe përbrenda PSD do e kuptojnë se sa egocentrik dhe i pazoti është dhe se është emëruar të jetojë në kurrizin e tjetërkujt. Përgjegjësia publike në fakt nuk është ballafaqim publik dhe spektakël medial, është përgjegjësi dhe kryerje e punëve ndaj qytetarëve që kanë votuar dhe në këtë pikë ai ka dështuar në çdo hap dhe po kërkon fajtorin diku tjetër”, ka thënë analisti politik Haki Abazi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti, e ka paditur ish- partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se arsyet e kësaj padie, janë shpifjet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë në drejtim të tij.

“Albinin unë e kam ftuar në debat. Ama le të vije kryetari dhe të mos fshihet. Do të ishte mirë të ballafaqohemi për krejt temat. Edhe për qumësht edhe për qeverisje edhe për Devollt. Në çfarëdo televizioni në çfarëdo vendi“, ka thënë tha ai.

Analistët politik dhe njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se, Shpendi pa debat e pa bisedë i ka larguar drejtorët më të suksesshëm në administratën komunale, ndërsa tani po kërkon debat me Albinin.

Sipas tyre, tani po vije era zgjedhje të parakohshme, pasi paditë për të cilat i ka bërë Shpend Ahmeti kundër LVV dhe paditë që anëtarë e LVV i bëjnë kundër Shpend Ahmetit dhe pjesëtarëve të tjerë të PSD-së, janë 100% çështje politike dhe jo juridike, pasi tani është lufta për votuesit e tyre.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat