Vëllai i komandant Kumanovës i drejtohet Fatmir Limajt: Ku ishe kur u vra komandant Kumanova?

Politika

Vëllai i komandant Kumanovës i drejtohet Fatmir Limajt: Ku ishe kur u vra komandant Kumanova?

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:03
Ismet Jashari dhe Fatmir Limaj - fotografi gjatë luftës

Vëllai i komandant Kumanovës, e pyet Fatmir Limajn për vrasjen e vëllait të tij, për pasurinë e njerëzve të PDK-së dhe kryetarëve të komunave dhe për shumë çështje të tjera.

Murati, e pyet për aksionet që i ka udhëhequr komandant Kumanova.

Ai e pyet për vrasjen e Kumanovës, pak ditë pasi ishte kthyer nga Zvicra ku kishte shkuar për një kontrollë të dorës.

“Kush ta dha lajmin i pari për vrasjen e Komandant Kumanovës? Po ti ku u ndodhe kur u vra Kumanova? Më 02 dhjetor 1998 Shukri Buja (Gazetari), i ka dhënë lajmin familjes për vrasjen e Ismet Jasharit. A është kështu? Pse me 100 ditë vonesë?! Ku është arsyeja? Heronjtë e Popullit nuk janë të mahallave, a po jo? Komandant Kumanovën e shpallët Hero të Kosovës, a po jo? Si ishte betimi i luftëtarëve të lirisë me Emblemën e UÇK-së, a e mban mend?”, pyet Jashari.

Jashari e pyet Limajn se, pse nuk e ka vizituar kurrë familjen e komandant Kumanovës?

“A e dini se sa dëshmorë të kombit, janë vrarë me Emblemë të UÇK-së? A e dini se sa familje të dëshmorëve të kombit – të vrarë me Emblemë të UÇK-së ndodhen në Mërgatë? Sa vajza dhe djem janë gjithësejt bij dhe bija të dëshmorëve të kombit, rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, 1997-1999?”, pyet tutje Jashari.

Ja vazhdimi i pyetjeve:

100. Pse e ke “ndërsye” Komandant Kumanovën me e vra Gani Krasniqin?

101. Komandant Kumanova a u kërkoi telefon?

102. Pse nuk i dhatë telefon? Kush të urdhëroi që të mos i jepni telefon?

103. Fillim korriku 1998. Aksionet ushtarake (me eksploziv) që janë kryer në IRJM, në Shkup te hekurudha, në Tabanocë, në hekurudhë, dhe në kazermën ushtarake në Kumanovë, brenda rrethojës 16 m. Për këto aksione a ke ditur?

104. A e ke ditur se këto tri aksione janë krye në një kohë?

105. A e ke ditur se kush i ka udhëheq këto aksione?

106. A e ke ditur se këto aksione i ka udhëhequr Komandant Kumanova?

107. Pse SHP pengojë, që mos të dilet me Komunikatë?

108. Mos ishte Marrëveshja e Crans-Montana, e Zvicrës – pengesë?

109. Apo tjetër problem ka pasur?

110. A e dini në detaje ku ka qëndrua problemi?

111. Komandant Kumanova ka mesi i Gushtit 1998 ka pasur me ardh në Zvicër, për kontroll mjekësor për dorën, a ke pas dijeni për këtë?

112. Ai është bërë gati me ardhë në Zvicër për disa ditë. Ka hekur mjekrën. Unë pasaportën ja pata lënë në vend të sigurt. Ismeti e ka ditur se ku. Po ti a ke qenë në dijeni?

113. Pse nuk i dhatë leje pushimi?

114. Në natën e 24/25 Gusht 1998 për çka shkoi Elmi Reçica në Kleçkë?

115. Çfarë misioni kishte Elmi Reçica atë natë?

116. Më 25 Gusht është vrarë Komandant Kumanova, a po jo?

117. A keni bërë Raport të hollësishëm për rrethanat se si u vra? Nëse po, kujt ia ke dorëzuar atë raport? Nëse jo, pse nuk e ke bërë atë raport?

118. Kush ta dha lajmin i pari për vrasjen e Komandant Kumanovës? Po ti ku u ndodhe kur u vra Kumanova?

119. Më 02 dhjetor 1998 Shukri Buja (Gazetari), i ka dhënë lajmin familjes për vrasjen e Ismet Jasharit. A është kështu?

120. Pse me 100 ditë vonesë?! Ku është arsyeja?

121. Heronjtë e Popullit nuk janë të mahallave, a po jo?

122. Komandant Kumanovën e shpallët Hero të Kosovës, a po jo?

123. Si ishte betimi i luftëtarëve të lirisë me Emblemën e UÇK-së, a e mban mend?

124. Kur vjen në Kosovë gruaja e Komandant Kumanovës, Habibja, me fëmijët e vetë, me bë homazhe dhe me vendos lule te varri i Burrit dhe i Babait të vajzave të Komandant Kumanovës (Donika, Monika, Marigona, Margarita e Arta) pse duhet të paguajnë në kufi Maqedoni-Kosovë 50 Euro, apo s’e dini këtë?

125. Çfarë Statuti dhe tretmani në Kosovë ka familja e Komandant Kumanovës?

126. Ndërtimin e shtëpisë në Orizare për familjen e Komandant Kumanovës, qe katër vjet e ke nisur, a po jo?

127. A duhet t’ju jemi si familje mirënjohës për mosmbarimin e saj, a po jo?

128. Pse nuk u përfundua ajo shtëpi? Kush të dha urdhër mos me e viju ndërtimin?

129. Më 2001 e pata sjellë familjen e Komandant Kumanovës në Shqipëri, që të jenë më afër vendlindjes së Babës së tyre. Të dëgjojnë krismat e pushkëve të luftëtarëve të lirisë – të Brigadës 113 „Ismet Jashari“, me Emblemë të UÇKombëtare. Në atë shtëpi ku kanë ndejtur familja e Ismet Jasharit, kanë qenë edhe prindërit e tu me dy vajzat e tyre, e ke ditur, a po jo?

130. Aty afër ke qenë edhe ti, bëjshe qejfe në hotele, e Adem Grabovci 200 DM për hotel natën ta paguante, a po jo?

131. Pse nuk erdhe me e vizitue familjen e Kumanovës?

132. A e dini se sa dëshmorë të kombit, janë vrarë me Emblemë të UÇK-së?

133. A e dini se sa familje të dëshmorëve të kombit – të vrarë me Emblemë të UÇK-së ndodhen në Mërgatë?

134. Sa vajza dhe djem janë gjithësejt bij dhe bija të dëshmorëve të kombit, rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, 1997-1999?

135. A e dini se si jetojnë familjet e dëshmorëve?

136. A e dini se sa invalidë të luftës së lavdishme të UÇK-së ka?

137. Sa fëmijë gjithësejt të familjeve të kësaj kategorie ka aktualisht?

138. Sa djem e sa vajza?

139. Si jeton kjo kategori e luftës?

140. Sa veteranë të luftës së lavdishme të UÇK-së ka dhe sa të tjerëve ua keni dhënë padrejtësisht këtë të drejtë?

141. Sa fëmijë janë të kësaj kategorie të luftës?

142. Sa djem e sa vajza? Sa janë të mitur dhe sa janë të rritur? A keni evidenca të tilla ju dhe shoqatat e drejtuara nga ju?

143. Sa prokurorë, gjygjtarë e policë të kohës së Millosheviqit janë emëruar e punësuar në Qeverinë ‘Thaçi 1’ dhe ‘Thaçi 2’?

144. A e din ti këtë?

145. Nëse jo, Pse jo?

146. Sa deputetë të PDK-së janë bërë milionerë, kurse në Zvicër e Perëndim kanë jetuar prej ndihmave sociale?

147. A e din ti këtë?

148. Nëse jo, Pse jo?

149. Si u pasuruan Kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunal?

150. A e din ti këtë?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat