Analisti politik Rexhep Shahu ka pohuar se storja me Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin në këtë ditë është si mjegull, që pengon ti shohim ata që dua ti cenojnë kufijtë e Kosovës.
Sipas tij, nëse shpifjet ndaj Shpend Ahmetit nga Albin Kurti apo VV, nuk do të duhej që edhe Shpendi të përdorte të njëjtat armë, por ta njoftonte publikun për vendimin e gjykatës pasi të merrej vendimi e jo te bënte edhe ai gjyqe publike e demaskime publike si në socializëm ku demaskimin publik ishte dënim me i rëndë e poshtërim.
“Nëse këto metoda i përdor VV-së, atëherë nuk ka se përse ti përdor edhe Shpend Ahmeti i cili tani ka një shans që të sillet krejt shqiptar i pavarur, pa asnjë lidhje a vartësi nga Serbia. Me të njëjtën heshtje që i reagon Kurti e VV për kërkesën e tij për debate, me të njëjtën heshtje por edhe me qetësi të bëjë gjyqin Shpendi. Pasi industria e fjalëve të VV, të vërteta apo të pavërteta, janë më të fuqishme se fjalët e Shpendit, të vërteta apo të pavërteta të tij”, është shprehur analisti politik Rexhep Shahu.