Publicisti thotë se duhet të ndodhë një tërmet që të ikë Thaçi

Politika

Publicisti thotë se duhet të ndodhë një tërmet që të ikë Thaçi

Nga: G.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:20
Hashim Thaçi

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka thënë se diskursi i tensionuar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë si ide dhe plan i vjetër serb, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit” dhe “ndarjes” së Kosovës, është me pasoja shumë të dëmshme për pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës dhe interesave të saj.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë se është më mirë vonë se kurrë reagimi i Akademisë.

“Më mirë vonë se kurrë që reagoi Akademia dhe i tha opinionit publik se tezat e Thaçit për ndryshim kufijsh me Kosovën janë teza serbe të vjetra që i hedh në treg Thaçi për interesa të tij dhe nuk di të kujt tjetër veç Serbisë. Teza të tilla ka artikuluar kohë më parë edhe Qosja”, është shprehur ai.

Image
Rexhep Shahu

Sipas Shahut, duhet të ndodhë një ‘tërmet’ popullor që të ikë Thaçi ose të heqë dorë nga ideja për shkëmbim territoresh dhe nëse do t’i japë tokë Serbisë, le t’i japë arat që ka në Burojë.

“Unë besoj se tani duhet një "tërmet" popullor që të ikë Thaçi ose të heqë dorë nga bujaria e tij ndaj Serbisë me troje shqiptare. Besoj se Akademia e ka ngrohur opinionin me deklarimin e saj. Të vetmit që shkojnë si delet pas Thaçit janë ata zyrtarë që kanë ruajtur Thaçin gjithmonë, rojet e Thaçit dhe ata që i ka bërë veteranëve Thaçi më të padrejtë. Unë besoj se kufijtë e Kosovës nuk cenohen. Nëse do Thaçi le t'ia japë Serbisë arat e babës vet në Burojë”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat