Kosova duhet t`i zë besë Amerikës, taksa të pezullohet përkohësisht

Politika

Kosova duhet t`i zë besë Amerikës, taksa të pezullohet përkohësisht

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:32
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, nuk beson se qëndrimi i udhëheqësve të Kosovës për taksën ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, e rrënon apo shpëton Kosovën, pasi miqtë e vërtetë të Kosovës dinë të ndajnë popullin e drejtuesit e tij.

“Unë besoj se Amerika apo shtetet mike të Kosovës nuk e duan Kosovën për shkak të drejtuesve të saj, për shkak të qeverise apo presidentit apo kuvendit te saj, por e duan Kosovën se duan popullin e Kosovës, lirinë e të drejtat e tij për të cilat ka luftuar Amerika e NATO. Pra nuk besoj se qëndrimi i udhëheqësve e rrënon apo shpëton Kosovën pasi miqtë e vërtetë të Kosovës dinë të ndajnë popullin e drejtuesit e tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Shahu ka shtuar se presioni i brendshëm është në rritje dhe Haradinaj, duhet të bëjë tolerime për SHBA-në.

Image
Rexhep Shahu

“Siç po shihet presioni i brendshëm e jo i jashtëm është në rritje. Amerika askund askush nga ajo nuk ka thënë publikisht shqiptareve që jepni territor Serbisë apo blijeni njohjen nga Serbia me tokë, apo blijeni njohjen në OKB me tokë Kosove, por toka e Kosovës duket se ofrohet nga pazarlijte e politikes. Presioni i Haradinajt e çoi edhe njëherë Kosovën në lajmet faqes së parë në shume media botërore, kur ajo kishte mbetur lajm i faqes së parafundit. Nëse premtimi amerikan është vërtete që taksa të hiqet për 100 a 120 ditë, unë do të lusja si individ kryeministrin ta bënte këtë tolerim për askënd, por vetëm për amerikanet duke qartësuar se e bëj me besë për amerikanet për 100 a 120 ditë. Mundet të kërcënohet Haradinaj me shkarkime etj. Por, duhet ditë se asnjëherë askush pas Rugovës nuk ka fituar me këto sjellje simpati popullore sa ai. Nëse Haradinaj nuk ndryshon qëndrim, unë përsëri besoj ai din çfarë bën”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat