Zemaj: Asnjë resurs natyror apo ekonomik nuk duhet të jetë temë e ndonjë pazari politik

Politika

Zemaj: Asnjë resurs natyror apo ekonomik nuk duhet të jetë temë e ndonjë pazari politik

Nga: Z.B. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj në një prononcim për “Bota sot”ka thënë se, e kaluara është tregues që raporti i ndërsjellë me Serbinë është i komplikuar, duke marrë parasysh synimet hegjemoniste serbe ndaj Kosovës dhe mospranimin e realitetit të ri në Kosovë duke mos pranuar që vendi ynë është shtet i pavarur dhe Sovran.

“Tendenca që në emër të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit serb, të synohet destabilizmi i brendshëm apo ndarja janë sfida të cilat institucionet tona duhet të jene të vëmendshme dhe shumë këmbëngulëse për të mos lejuar një imponim të tillë në emër të çfarëdo kërkese për të normalizuar marrëdhëniet reciproke”, tha Armend Zemaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai shtoi se, asnjë resurs natyror apo ekonomik nuk duhet të jetë temë e negociatave apo ndonjë pazari politik.

“Për mendimin tim është vetëm mbulesë për të arsyetuar dështimet apo marrëveshjet e dëmshme për të cilat nëse ndodhin reagimi publik do jetë i madh dhe mos-lejues për çfarëdo çmimi apo arsye që paraqiten. Kosova duhet ta ruaj aspektin unitar dhe kushtetues ku kompromisi më i madh është pako e Ahtisarit si garantues edhe i të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, përfundoi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat