Burjani: PDK-ja i frikësohet idesë së Thaçit

Politika

Burjani: PDK-ja i frikësohet idesë së Thaçit

Nga: Z. B. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:47
Blerim Burjani

Blerim Burjani, analist politik, ka thënë se shkëmbimi klasik i territoreve nuk do të ketë, ai tha se mund të flitet për disa fshatra në të dy anët, por në substancë nuk do të preken kufijtë vitit 1974.

Ai thotë se, nëse Serbia insiston atëherë Lugina duhet t’i kthehet komplet Kosovës, por ka shumë pak gjasa të ndodh një gjë e tillë.

“Nuk e besoj, por ideja e hapur e Thaçit për të gjitha opsionet duket të jetë e marrë vesh me disa qarqe ndërkombëtarë, pra ideja e Thaçit nuk vjen vetëm sa për të thënë por ka edhe ka prapavije të fuqive të mëdha politike, perëndimi e do Kosovën dhe Serbinë në NATO, të dy këto shtete i dëshiron SHBA të jenë në NATO, andaj kjo kështu duket  politikisht”, tha ai.

Sipas Burjanit, as që do të flitet për Ujmanin dhe Trepçën, pasi këto tema janë të pa pranueshme për Kosovën .

“99% e qytetarëve nuk do shkëmbimin e territoreve, por vetëm Thaçi. As PDK nuk është e qartë dhe i frikohet idesë se Thaçit”, tha analisti politik Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat