“Haradinaj duhet të shkarkohet”

Politika

“Haradinaj duhet të shkarkohet”

Nga: A.M Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:31
Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani e quan absurd qëndrimin e kryeministri Haradinaj duke theksuar se ky qëndrim është në kundërshtim të interesave të shtetit të Kosovës.

“Një qëndrim i tillë është absurd dhe në kundërshtim me interesat e Kosovës, perspektiva e një populli të vogël dhe një shteti të ri si Kosova është qëndrimi në një linjë me SHBA dhe BE përballë Serbisë dhe Rusisë, një qëndrim kokëfortë dhe i pakuptimtë nuk sjell asgjë pozitive për shtetin, politika amerikane është udhëzuesi i Kosovës për të ardhmen e saj, askush nuk e ka të qartë edhe pse nga ky njeri çdo është e pritur, ai ishte edhe kundër marrëveshjes se Rambujes, e që Thaçi në atë kohë dhe delegacioni kosovar ishin pajtuar me Marrëveshjen e Rambujes që solli bombardimet kundër Serbisë”, ka nënvizuar ai.

Sipas tij, izolimi i Haradinajt kishte ndodhur edhe pas luftës, kur ai nuk u lejua të jetë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës e një kohë as pjesë e Këshillit të Përkohshëm të UNMIK.

Image
Blerim Burjani

“Izolimi i tij filloi edhe nga SHBA gjatë kohës se vitit 2001, për të ardhë keq pse ky njeri nuk u mësua politik kurrë, se politika nuk është lufte por është guxim dhe virtyt njerëzor, pa marr parasysh se deri me tash nuk ka asnjë garancion se si do të përfundojë dialogu me Serbinë ky qëndrim i SHBA është i rreptë dhe mjaft thelbësor, SHBA mund të tërheqin edhe ushtrinë e saj që kanë në Kosovë  me këtë ide të këtij njeri për të ngulë këmbë për një taksë që në raport me shtetin dhe funksionimin dhe progresin asgjë s`do të thotë për Kosovën si shtet”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se Haradinaj po bllokon verbërisht procesin dhe se dialogu nuk mundet të ndalet.

“Nuk befason aspak qëndrimi i këtij njeriu ai mbetet një "samuraj politik", e koha e tyre ka kaluar kaherë. Nuk e di pse PDK i dha post këtij njeriu  e cila e kishte kritikuar raportet Thaçi-Haradinaj ishin të zbehte 2001-2004-2004-2007, këto raporte u përmirësuan vitin e kaluar për të u keqësuar sërish një muajt të fundit. Ai po bllokon verbërisht procesin dhe po e ndal trenin, dialogu s`mund të ndalet, dihet se Kosova dhe Serbia nuk janë akter kryesor të politikes ndërkombëtare por SHBA, BE dhe Rusia, ShBA e do Serbin ne NATO dhe BE. Kosova nuk mund t`i rezistojë një politikë të tillë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ai është i mendimit që Haradinaj duhet të shkarkohet nga Kuvendi ose të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“Duhet të shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës ose të dorëhiqet, në këtë situatë përpara mund të ndodh shkarkimi se sa dorëheqja bazuar në mendimin tim dhe këtë njeri që njohë shumë mirë në sferën e bërjes së politikes”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat